Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu: Opozita po tenton, por s’po mund të ndalë reformat në drejtësi

11/08/2025 - 10:24
në Lajme
A A
Haxhiu: Opozita po tenton, por s’po mund të ndalë reformat në drejtësi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social ka hedhur akuza në drejtim të partive opozitare sa i përket reformës në drejtësi.

Sipas Haxhiut, për vite me radhë opozita ka shprehur kundërshtime të vazhdueshme ndaj reformave të thella në sistemin e drejtësisë, duke përdorur instrumentet kushtetuese për t’i zvarritur ato.

‘’Për vite me radhë, opozita ka shprehur kundërshtime të vazhdueshme ndaj reformave të thella në sistemin e drejtësisë, duke përdorur instrumentet kushtetuese për t’i zvarritur ato.Ata kanë dorëzuar komente në Gjykatën Kushtetuese kundër amendamenteve kushtetuese për procesin e vetingut, kanë kontestuar dy herë radhazi reformën në Këshillin Prokurorial dhe kanë sfiduar po aq herë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për krijimin e Byrosë për konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së pajustifikuar’’, ka shkruar Haxhiu.

Më tutje ajo është shprehur se në vend që të ofronte kontribut konstruktiv për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, opozita ka zgjedhur një qasje obstruksioniste, me qëllim të zvarritjes së proceseve reformuese.

‘’Në vend që të ofronte kontribut konstruktiv për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, opozita ka zgjedhur një qasje obstruksioniste, me qëllim të zvarritjes së proceseve reformuese.Po, edhe ne gjatë kohës sa ishim në opozitë kemi kontestuar çështje në Gjykatën Kushtetuese, por gjithnjë dhe vetëm ato që janë konsideruar të dëmshme si psh Gjykata Speciale, Zajednica, Ligji për Amnistimin e kriminelëve serb, Demarkacioni me Malin e Zi e të tjera si këto.Megjithatë, pavarësisht këtyre pengesave, reformat kanë avancuar:- Vetingu ka marrë dritën e gjelbër, – Reforma në Këshillin Prokurorial u jetësua dhe – Byroja për konfiskimin e pasurisë është në fazën përfundimtare të shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, me pritje që të miratohet’’, ka shtuar Haxhiu.

Pavarësisht vonesave dhe përpjekjeve për ta ndalur këtë proces, rruga drejt forcimit të shtetit të së drejtës është e pandalshme, theksoi Ministrja në detyrë e Drejtësisë./Indeksonline/

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku thërret në takim kryetarët e degëve të LDK-së
Lajme

LDK-ja zyrtarizon listën e plotë/ 28 kandidatë për kryetarë komunash, 839 për asambletë komunale

13/08/2025 - 21:10
PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese për vlerësimin e shkeljeve në seancën konstituive
Kryesore

PDK dorëzon listën finale në KQZ: 33 kandidatë për kryetarë komunash, 878 kandidatë për asamble

13/08/2025 - 21:00
Togerja Syzana Krasniqi po lufton me kancerin, familja kërkon ndihmë
Lajme

Togerja Syzana Krasniqi po lufton me kancerin, familja kërkon ndihmë

13/08/2025 - 20:48
Tejkalim i rrezikshëm në Prizren/ Policia e “sakaton” mërgimtarin
Lajme

Tejkalim i rrezikshëm në Prizren/ Policia e “sakaton” mërgimtarin

13/08/2025 - 20:31
Biznesmeni i suksesshëm Petrit Kllokoqi ngjitet në majën Monte Blanc (Foto)
Kuriozitete

Biznesmeni i suksesshëm Petrit Kllokoqi ngjitet në majën Monte Blanc (Foto)

13/08/2025 - 20:31
Deputetja e LVV-së e pyet publikisht Hotin për një tender milionësh
Lajme

Hyseni-Kryeziu i referohet si “aktvendim”, aktgjykimit: Nuk ia vlenë të ndryshohet Albulena Haxhiu

13/08/2025 - 20:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

    Gjykata Kushtetuese deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Vëllai i Armend Mujës pjesë e listës së VV për asamblist, nuk kalon kandidatura e Doni Beshirit

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “Shkoj menjëherë, në sekondë”, analisti i sigurisë lëshon studion në mënyrë të çuditshme

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gjykata Kushtetuese shpall kundër-kushtetues vendimin e nënshkruar nga Kurti

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Nis nënshkrimi i një peticioni për mbikëqyrjen e Gjykatës Speciale, këtu mund ta nënshkruani

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë