Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata Kushtetuese shpall kundër-kushtetues vendimin e nënshkruar nga Kurti

13/08/2025 - 16:15
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti para gati dy muajve dha deklaratë në polici, në cilësinë e të dëmtuarit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, një paragraf të nenit 11 të Statutit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), të miratuar përmes vendimit të Qeverisë së Kosovës, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Aktgjykimi është publikuar të mërkurën.

Gjykata ka konstatuar se Statuti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i cenon të drejtat e qytetarëve për shërbime shëndetësore.

Sipas aktgjykimit, Statuti është në kundërshtim me nenet 51, 7 dhe 92 të Kushtetutës së Kosovës.

Statuti i Shërbimit Spitalor ishte miratuar në janar të këtij viti nga Qeveria e Kosovës dhe ishte nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti.

Statuti është kontestuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, përmes Avokatit të Popullit në Gjykatën Kushtetuese.

Njoftimi i plotë mbi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KO141/24, të parashtruar nga Avokati i Popullit, të dorëzuar në Gjykatë bazuar në autorizimet e përcaktuara në nënparagrafin 1 të paragrafit 2 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, të miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, i cili statut ka hyrë në fuqi më 8 janar 2024.

Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa është e pranueshme; (ii) të konstatojë se paragrafi 1 i nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] në lidhje me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 4 të nenit 92 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; (iii) të urdhërojë Qeverinë e Republikës së Kosovës, që në pajtim me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, në pajtim me

Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe këtë Aktgjykim; (iv) të konstatojë se deri në plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, spitalet e përgjithshme të ofrojnë shërbimet shëndetësore siç janë të përcaktuara në nënparagrafin 1.1 të paragrafit 1 të nenit 12 (Shërbimi i kujdesit shëndetësor dytësor) të Ligjit Nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor; si dhe (v) të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme. Avokati i Popullit kontestoi kushtetutshmërinë e paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i cili përcakton që spitalet e përgjithshme ofrojnë shërbimet shëndetësore si në vijim: (i) kirurgji e përgjithshme; (ii) interno; (iii) pediatri; (iv) gjinekologji dhe obstetrikë; dhe (v) emergjenca mjekësore. Avokati i Popullit pretendoi se kjo dispozitë e Aktit të kontestuar, pasi që nuk përcakton “kujdesin mendor” si shërbim dytësor shëndetësor që ofrohet nga spitalet e përgjithshme, “redukton” (i) shërbimet shëndetësore për kujdes mendor për qytetarët; dhe (ii) stafin shëndetësor dhe administrativ në këto spitale, në kundërshtim me frymën e Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet Nr. 08/L-043 dhe Nr. 08/L-176 dhe Ligjin Nr. 05/L-025 për Shëndet Mendor; dhe se rrjedhimisht (iii) si akt i miratuar nga Qeveria kufizon të drejtat kushtetuese të përcaktuara në nenet 7 [Vlerat], 24 [Barazia para Ligjit], 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] dhe 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës, respektivisht. Pretendimet e Avokatit të Popullit u mbështetën nga: (i) deputeti i Kuvendit, z. Armend Zemaj; (ii) Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës; dhe (iii) Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, ndërsa u kundërargumentuan nga Kryeministri i Republikës së Kosovës.

Aktgjykimi i Gjykatës fillimisht sqaron që bazuar në nënparagrafin 1 të paragrafit 2 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, Avokati i Popullit është i autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit dhe të rregulloreve të Qeverisë.

Gjykata, në vlerësimin e pretendimeve të Avokatit të Popullit, iu referua parimeve të përgjithshme kushtetuese dhe atyre të Komisionit të Venecias për parimin e sundimit të ligjit dhe kufizimit të të drejtave dhe përcaktimit të detyrimeve me “ligj”, të përcaktuara ndër të tjera në nenin 3 [Barazia para ligjit], nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] dhe nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës. Në kontekst të kompetencave të Qeverisë, si organ që ushtron pushtetin ekzekutiv, Aktgjykimi sqaron se kompetenca e saj për “nxjerrjen e akteve juridike ose rregulloreve” kufizohet në përcaktimet kushtetuese si në vijim: a) “pajtueshmërinë me Kushtetutën dhe ligjet”, të përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 92 të Kushtetutës; dhe b) “të nevojshme për zbatimin e ligjeve”, të përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 93 të Kushtetutës.

Në dritën e parimeve të lartcekura, Aktgjykimi konstaton se Akti i kontestuar është nxjerrë për “zbatimin e ndonjë ligji”, siç kërkohet në paragrafin 4 të nenit 93 të Kushtetutës, pasi që bazohet në nenin 23 (Shërbimet profesionale shëndetësore), si dhe paragrafët 2 dhe 3 të nenit 63 (Themelimi i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës) të Ligjit të lartcekur për Shëndetësi.

Në kontekst të vlerësimit nëse Akti i kontestuar është nxjerrë në “pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet”, Gjykata sqaron se nënparagrafi 1.1 i paragrafit 1 të nenit 12 të Ligjit Nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor, përcakton shprehimisht që shërbimet e kujdesit mendor ofrohen në nivel të kujdesit dytësor shëndetësor përmes Departamenteve të Psikiatrisë në spitalet e përgjithshme, ndërsa paragrafi 1 i nenit 11 të Aktit të kontestuar ka përcaktuar llojet e shërbimeve shëndetësore që ofrohen në spitalet e përgjithshme sipas një liste shteruese, e ku bëjnë pjesë vetëm: (i) Kirurgjia e përgjithshme; (ii) Interno; (ii) Pediatria; (iii) Gjinekologjia dhe Obstetrika; (iv) Emergjenca mjekësore.

Duke qenë se Akti i kontestuar nuk ka përfshirë shërbimet e kujdesit mendor në këtë listë të ofrimit të shërbimeve, ashtu siç përcaktohet me “ligj”, Gjykata vlerësoi se e drejta e qytetarëve për kujdes shëndetësor, e garantuar me nenin 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] të Kushtetutës, e cila dispozitë garanton se kjo e drejtë rregullohet me ligj, është kufizuar përmes paragrafit 1 të nenit 11 të Aktit të kontestuar.

Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se paragrafi 1 i nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Aktit të kontestuar është në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] në lidhje me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 4 të nenit 92 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Deputetët e PDK-së, pyesin sigurimin e qeverisë: A ka ardh kryeministri Kurti në punë?

Deputetët e PDK-së, pyesin sigurimin e qeverisë: A ka ardh kryeministri Kurti në punë?
13/08/2026 - 08:46

Përfaqësues të zgjedhur të PDK-së, mëngjesin e sotëm kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata kanë kërkuar që të dinë nëse kryeministri në detyrë, Albin...

Më shumëDetails

U tha se kërcënuesi i Haradinajt është familjar i tij, reagon deputeti i Vetëvendosjes

U tha se kërcënuesi i Haradinajt është familjar i tij, reagon deputeti i Vetëvendosjes
13/08/2026 - 08:24

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj deklaratave që, sipas tij, kanë për qëllim ta lidhin atë me personin e arrestuar për kanosje ndaj Ramush Haradinajt,...

Më shumëDetails

Krejt çka pamë dje në Kuvend: Ujë, shtyrje, përplasje e akuza mes deputetëve

Krejt çka pamë dje në Kuvend: Ujë, shtyrje, përplasje e akuza mes deputetëve
13/08/2026 - 08:12

Salla e Kuvendit të Kosovës është shndërruar në arenë përplasjesh të mërkurën. Disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës janë futur në sallën e Kuvendit,...

Më shumëDetails

“Nuk zmbrapsemi. Nuk dorëzohemi. Nuk ndalemi”, Donika Gërvalla shkruan pas përplasjeve në Kuvend

“Nuk zmbrapsemi. Nuk dorëzohemi. Nuk ndalemi”, Donika Gërvalla shkruan pas përplasjeve në Kuvend
12/08/2026 - 23:01

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, pas përplasjeve verbale e fizike në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se “nuk zmbarpsen”. Në një postim në FB-në...

Më shumëDetails

48 në paraburgim i dyshuari për kanosjen e Ramush Haradinajt

48 në paraburgim i dyshuari për kanosjen e Ramush Haradinajt
12/08/2026 - 22:57

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet S.LL., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” si...

Më shumëDetails

Pas tensioneve në Kuvend, a e ftoi Kurti PDK-në për t’u takuar?

Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë
12/08/2026 - 22:36

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka mohuar se kjo parti ka marrë ftesë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për një takim të ri. Gjatë një interviste, ajo...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Vajton” Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Luhatje në çmimoren e derivateve të naftës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Mërgimtari hyn “i përgatitur” në Kuvend, bën thirrje skandaloze për pushkatimin e Ramush Haradinajt

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë