Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu për listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet në Serbi: Bashkimi është i domosdoshëm

01/10/2026 - 12:39
në Kryesore, Lajme
A A
Haxhiu për listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet në Serbi: Bashkimi është i domosdoshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes tetë subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës për krijimin e listës së përbashkët “Koalicioni Shqiptar” për zgjedhjet parlamentare në Serbi, të parapara të mbahen më 25 tetor.

Haxhiu e ka cilësuar marrëveshjen si një “vendim të pjekur politik”, duke theksuar se ajo e vendos përfaqësimin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës mbi interesat partiake.

Ajo ka përgëzuar drejtuesit e subjekteve politike për arritjen e marrëveshjes, duke vlerësuar se bashkimi i tyre mund të ndikojë në forcimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Luginë.

Në reagimin e saj, Haxhiu ka ngritur edhe çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Ajo ka përmendur pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave dhe nënpërfaqësimin në institucionet publike, si dhe, sipas saj, kufizimet në arsim, përdorimin e gjuhës dhe simboleve dhe përjashtimin ekonomik.

Haxhiu ka bërë krahasim edhe me të drejtat që komuniteti serb gëzon në Kosovë, duke theksuar se komuniteti serb ka 10 ulëse të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, një nënkryetar të Kuvendit dhe së paku një ministër në Qeveri.

“Në këto rrethana, bashkimi është i domosdoshëm. Ndarja e votave mund ta dobësojë përfaqësimin e Luginës, ndërsa një listë e përbashkët e forcon atë”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë ta ngrenë zërin për të drejtat e shqiptarëve në Serbi dhe se do të shtohet edhe mbështetja institucionale për ta.

Në fund, Haxhiu u ka uruar sukses kandidatëve të listës së përbashkët, duke theksuar se në zgjedhjet e 25 tetorit “vota e secilit shqiptar të Luginës do të ketë peshë”.

JU REKOMANDOJMË

Von der Leyen pritet me protesta në Kosovë, pamje kur disa qytetarë ia bllokojnë rrugën

Von der Leyen pritet me protesta në Kosovë, pamje kur disa qytetarë ia bllokojnë rrugën
01/10/2026 - 13:37

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është duke zhvilluar një vizitë në Kosovë, si pjesë e turit të saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Lidhur me...

Më shumëDetails

Von der Leyen në Kosovë, shefi i Zyrës së BE: Vizita e saj vjen në kohën kur partitë duhet të veprojnë për Presidentin

Von der Leyen në Kosovë, shefi i Zyrës së BE: Vizita e saj vjen në kohën kur partitë duhet të veprojnë për Presidentin
01/10/2026 - 13:28

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka mirëpritur Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj sot në  Kosovë. Në njoftimin  e...

Më shumëDetails

Hoxhaj bën thirrje për mobilizim: Të gjithë në marsh sot për ata që na dhanë lirinë!

Hoxhaj bën thirrje për mobilizim: Të gjithë në marsh sot për ata që na dhanë lirinë!
01/10/2026 - 13:23

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e sotme në Prishtinë, e cila mbahet nga ora 16:00 në sheshin “Skënderbeu”. Përmes një...

Më shumëDetails

Von der Leyen nis takimet në Kosovë, pritet nga Haxhiu

Von der Leyen nis takimet në Kosovë, pritet nga Haxhiu
01/10/2026 - 13:15

U.d presidentja e vendit, Albulena Haxhiu ka pritur për takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Von der Leyen është duke zhvilluar një vizitë në rajonin...

Më shumëDetails

Bllokimi i daljeve të aeroportit të Prishtinës, eskorta e Ursula von Der Leyen detyrohet të kalojë nëpër rrugë alternative

Bllokimi i daljeve të aeroportit të Prishtinës, eskorta e Ursula von Der Leyen detyrohet të kalojë nëpër rrugë alternative
01/10/2026 - 13:07

Sipas informacioneve nga terreni, autokolona e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është detyruar të kalojë nëpër ara dhe rrugë të pashtruara në Harilaq, pasi daljet...

Më shumëDetails

Policia bllokon disa rrugë në Prishtinë për marshin në mbështetje të UÇK-së

Një punëdhënës dhe një punëkryes dyshohet se uzurpuan dhe dëmtuan një pronë publike në Dedaj të Prizrenit
01/10/2026 - 13:05

Policia e Kosovës, lidhur me protestën e paralajmëruar për sot në orën 16:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, nga platforma “Liria ka emër” për të shprehur vazhdimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1209 Shpërndaje
    Shpërndaje 484 Tweet 302
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    364 Shpërndaje
    Shpërndaje 146 Tweet 91
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    231 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    203 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë