Deputeti Bekim Haxhiu ka reaguar pas protestës, duke thënë se dhjetëra protestues, përfshirë veteranë të UÇK-së, janë lënduar dhe kanë marrë trajtim në Emergjencën e QKUK-së.
Haxhiu e ka kritikuar përdorimin e forcës nga Policia e Kosovës, duke e cilësuar si të paproporcionale dhe të pajustifikueshme. Ai ka kërkuar që policia të mos veprojë, sipas tij, me urdhra politikë, ndërsa ka theksuar se vlerat dhe sakrifica e UÇK-së nuk mund të mbrohen me dhunë ndaj qytetarëve.













