Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu shkruan se si ra opozita në grackën e VV-së: Do të duhej ta votonte Haxhiun për t’ia shembur planin e madh të Kurtit

20/04/2025 - 01:41
në Kryesore, Lajme
A A
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti Baton Haxhiu në një opinion të shkruar pas shtyrjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka vlerësuar se opozita ra në grackën e Vetëvendosjes kur vendosi që të mos votonte Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit.

Ai ka shkruar se opozita sot do të duhej të kishte luajtur me tru.

“Sot nuk ishte një ditë e zakonshme në Kuvendin e Kosovës. Ishte dita kur një opozitë me tru do të kishte luajtur shah. Por ne pamë vetëm zhurmues që lëviznin figurat pa tabelë”, ka shkruar Haxhiu.

“Vetëvendosje nuk gaboi kur propozoi Albulena Haxhiun. E dinin që ajo nuk do të kalonte. E dinin se do t’i shërbente dështimit të qëllimshëm për të provuar kush i ka votat. Dhe e dinin se me një fytyrë të kontestuar nga opozita do t’i nxirrnin jashtë loje votat jokomforte të NISMA-s e të minoriteteve. Ky ishte plani. Dhe funksionoi”, ka shkruar ai.

Sipas Haxhiut, VV nuk ka nevojë për të kaluar Albulenën në të parën. E kishte propozim të parë vetëm ushqim për votuesin. Por për të marrë drejtimin në të tretën, kur secila votë vlen për qeveri e jo për karrige. Në këtë mes, opozita s’u tregua opozitë, por një lëvizje që numëron vota dhe nuk numëron asnjë ide.

Ai vlerëson se nëse dikush nga opozita do ta kishte votuar Albulena Haxhiun, qoftë për ta djegur skenarin e të hënës, LVV-ja do mbetej pa argument për të marrë votat e NISMA-s. Sepse Fatmir Limaj ka bërë të qartë: pa drejtim të kuvendit, nuk ka votë për qeveri. Me pak fjalë, nëse Albulena kalonte me vota të papritura, NISMA do të tërhiqej nga marrëveshja e heshtur. Dhe kështu, qeveria e ardhshme do të zbriste në 58.

“Askush në opozitë nuk e pa këtë dritare. Askush nuk mendoi që ndonjëherë strategjia është të votosh jo për të ndihmuar kundërshtarin, por për ta ngatërruar në rrugë. Fatmir Limaj ruajti të hënën për vete, me abstenim të kujdesshëm. Dhe Ramush Haradinaj i dha oksigjen LVV-së me deklaratën e vet të parakohshme se do të votojnë vetëm dy emra që vijnë nga ajo parti”, ka thënë ai.

Në vend të kësaj, shkruan Haxhiu, ata bënë vetëm një gjë: qëndruan në barikadën e tyre, duke menduar se janë duke ruajtur moralin. Në të vërtetë, opozita humbi betejën taktike dhe i dha epitetin e fituesit Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa vetes atë të humbësit.

“Lista Serbe, gjithashtu, heshti. Madje, u shfaq si një trup i rënë shpirtërisht. Pa strategji. Pa motiv. Pa peshë. Dukej e çorientuar nga kriza politike në Serbi. Dhe e varfëruar nga mungesa e fuqisë së Aleksandër Vuçiqit. Nuk bëri as provokimin minimal që Donika Gërvalla kishte parashikuar. Ajo kishte thënë publikisht se “ka spekulime që Lista Serbe do të na votojë për të na damkosur publikisht”. Në të vërtetë, ajo kërkonte që të ndodhte pikërisht kjo”, ka shkruar ai.

Baton Hahxiu shton “Sepse një votë publike nga Lista Serbe do t’i shërbente vetë qeverisë për ta djegur kredibilitetin e saj më lehtë se sa nga çdo akuzë opozitare. Por edhe këtu mungoi guximi. Mungoi leximi. Mungoi loja”.

Kështu, në një seancë që duhej të ishte grackë për VV, ajo u kthye në prova gjenerale për Qeverinë që po vjen. Opozita u shfaq si trup që as nuk befasoi, as nuk tronditi. Një konglomerat emocionesh pa rrugëdalje. Që e sheh lojën në dy dimensione, kur fusha ka shtatë, ka theksuar ai.

Ai vlerëson se në politikë ka raste kur edhe një votë pro e hedhur me qëllim është më revolucionare se një fjalim i gjatë kundër. Por kur mungon kreativiteti, kur mungon ideja e befasisë, atëherë mbetesh vetëm numër në tabelë. Dhe në këtë rast, opozita ishte numër pa frymë. Një ushtri pa plan. Një front pa vijë. Një opozitë që mund ta bëjë zhurmën e një reje. Por asnjëherë rrufetë që rrëzojnë qeveri.

“Në fund të fundit. Edhe humbja ka nevojë për dinjitet. Por kjo ishte një vetëdorëzim me duart lart para se të fillonte lufta. Të hënën, LVV-ja do të ketë një skenar të hapur. Sepse opozita ia la derën hapur. Dhe për këtë, më shumë se VV, faji bie mbi ata që nuk guxuan të ndryshojnë rrjedhën e zakonshme të humbjes. Nëse do ta bënin këtë, sot do flisnim për një opozitë që mendon. Tani po flasim për një opozitë që numëron. Dhe për fat të keq, numrat pa ide janë thjesht hije të vetvetes”, ka thënë Haxhiu.

“Lëvizja Vetëvendosje ia dha elektoratit Albulena Haxhiut si dëshirë. Por strategjinë ia dhuroi vetes. Pjesa tjetër i mbeti opozitës: të numërojë edhe këtë humbje, pa kuptuar se e pati në dorë rastin për fitore”.

JU REKOMANDOJMË

EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan
Kryesore

EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

16/09/2025 - 21:00
Kurti tha se para qeverisjes së tij litri i qumështit është shitur 20 centë, demantohet keq nga një fermer: Kurrë prej që punoj nuk ka ndodhur kjo
Ekonomi

Kurti tha se para qeverisjes së tij litri i qumështit është shitur 20 centë, demantohet keq nga një fermer: Kurrë prej që punoj nuk ka ndodhur kjo

16/09/2025 - 20:45
Maliqi bën dallimin në krahasimin Kosovë-Ukrainë, tregon se cila është beteja e sotme e Kosovës
Lajme

Maliqi: Prokuroria po tenton të dëshmojë zinxhir komandues, gjykatësit me pyetje ndaj Rubin po përpiqen të kuptojnë thelbin e vendimmarrjes në UÇK

16/09/2025 - 20:39
Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij
Kryesore

Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

16/09/2025 - 20:28
Ramadani: Gjatë viteve të fundit ka pasur humbje të shumë mundësive për partneritet special me SHBA!
Lajme

Ramadani: Suspendimi i 4 policëve është presion politik, urdhëruesit duhet hetuar nga IPK

16/09/2025 - 20:03
Peci nuk e kishte kthyer telefonin e Ministrisë sa ishte këshilltar i Kujtim Shalës
Lajme

Peci nuk e kishte kthyer telefonin e Ministrisë sa ishte këshilltar i Kujtim Shalës

16/09/2025 - 19:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Ky është 40 vjeçari Brahim Ramusa që mbeti i vrarë në Ferizaj

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Pra, duhet ta gjej një dhomë hoteli” – Rubin deshi që të përfundoj dëshminë sot, por nuk iu aprovua kërkesa

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandal me akuza për spiunazh – Kapiteni i Policisë, Agim Vitia, rezulton i pafajshëm, pritet kthimi i tij në punë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë