Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Haxhiu takon drejtoreshën e KE’së për Ballkanin: BE t’i japë Kosovës përgjigje të qartë politike për statusin kandidat

30/06/2026 - 12:45
në Lajme
A A
​Haxhiu takon drejtoreshën e KE’së për Ballkanin: BE t’i japë Kosovës përgjigje të qartë politike për statusin kandidat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

U.d presidentja, Albulena Haxhiu, ka pritur sot nëp takim, Valentina Superti, e cila është drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian.

Në komunikatën për media njoftohet se, Haxhiu, ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të BE’së për zhvillimin e vendit dhe, ka theksuar ajo, Kosova e ka kthyer këtë mbështetje në institucione demokratike, në reforma dhe në një orientim të qartë evropian.

‘’ Ajo kërkoi që progresi i Kosovës të marrë përgjigje të qartë politike nga Bashkimi Evropian përmes avancimit drejt statusit kandidat dhe hapjes së negociatave të anëtarësimit’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikatë:

U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim znj. Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian

U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim znj. Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, gjatë vizitës së saj të parë në Kosovë.

U.D. Presidentja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për zhvillimin e vendit dhe theksoi se Kosova e ka kthyer këtë mbështetje në institucione demokratike, në reforma dhe në një orientim të qartë evropian, i cili gëzon mbështetje shumë të lartë qytetare.

U.D. Presidentja theksoi se Kosova ka mbajtur kurs të qartë në reformat evropiane, është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, dhe po i zbaton me seriozitet obligimet që dalin nga Agjenda e Reformave dhe Plani i Rritjes.

Ajo kërkoi që progresi i Kosovës të marrë përgjigje të qartë politike nga Bashkimi Evropian përmes avancimit drejt statusit kandidat dhe hapjes së negociatave të anëtarësimit.

U.D. Presidentja Haxhiu theksoi gjithashtu rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit dhe të bashkëpunimit të barabartë rajonal, ku Kosova duhet të trajtohet me të njëjtën mundësi për përfaqësim, lidhje infrastrukturore, tregti, digjitalizim dhe qasje në iniciativat e tregut të përbashkët.

JU REKOMANDOJMË

Komuna e Istogut merr një vendim për sezonin veror, lehtësira për mërgimtarët

Komuna e Istogut merr një vendim për sezonin veror, lehtësira për mërgimtarët
30/06/2026 - 13:37

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka marrë vendim për lirimin e hapësirave të jashtme të shkollave për t’u shfrytëzuar si venparkime gjatë sezonit veror. Sipas vendimit...

Më shumëDetails

Skandali që trondit Bagdadin: Të brendshme prej 27 kilogramë ari të pastër i gjenden deputetes gjatë bastisjes

Skandali që trondit Bagdadin: Të brendshme prej 27 kilogramë ari të pastër i gjenden deputetes gjatë bastisjes
30/06/2026 - 13:25

Gjatë një operacioni kundër korrupsionit në Irak, thuhet se në shtëpinë e deputetes Hind Al-Abbasi u sekuestruan 57 milionë dollarë në para të gatshme, 27 kilogramë ar të...

Më shumëDetails

RTK përballet me dorëheqje të re, largohet gazetarja Arlinda Sejda: U detyrova…

RTK përballet me dorëheqje të re, largohet gazetarja Arlinda Sejda: U detyrova…
30/06/2026 - 13:11

Pas një dekade pune në Radio Televizionin e Kosovës, gazetarja Arlinda Sejda ka njoftuar largimin e saj nga ky medium, duke dhënë dorëheqje të parevokueshme. Në një postim...

Më shumëDetails

Haziri: Mosftesa në Samitin e NATO-s është pasojë e krizës politike në Kosovë

Haziri shkruan pak spanisht, thotë se Qeveria u befasua nga njohja e pasaportës: Falënderojeni Borellin, ju s’keni bërë asgjë
30/06/2026 - 13:02

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas mosftesës së Kosovës në Samitin e NATO-s në Ankara, duke vlerësuar se kjo është pasojë e mungesës...

Më shumëDetails

Për ç’arsye u ther për vdekje imami në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Dalin detaje të reja, identifikohet i dyshuari për vrasjen e imamit Tahirovci
30/06/2026 - 12:13

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Arsyeja e vrasjes së imamit nuk lidhet me punën e tij në...

Më shumëDetails

Vrasja e imamit në Dragash, Prokuroria e Prizrenit jep detaje: Janë arrestuar i dyshuari dhe babi i tij

Vrasja e imamit në Dragash, Prokuroria e Prizrenit jep detaje: Janë arrestuar i dyshuari dhe babi i tij
30/06/2026 - 12:03

Prokuroria Themelore në Prizren, është deklaruar lidhur me vrasjen në fshatin Zlipotok, të Dragashit, ku mes tjerash thuhet se, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

    Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • “Përdorimi i dronit, njësia policore me qen” – detaje se si u arrestua vr@sësi i imamit në Dragash

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Qesharake | Kryetari i Gjykatës në Pejë takon punëtoren e tij, lëshon komunikatë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Frika e madhe në Moskë, paralajmërimi i Putin: Mund të mos ketë fare Rusi

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin e Vuçiqit në Beograd

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë