Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, sot vizitoi Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku u prit nga drejtori, Petrit Ajeti, dhe zyrtarë të tjerë të Agjencisë.
“Nga afër u njoha me punën, organizimin dhe prioritetet e këtij institucioni kyç për sigurinë e Republikës së Kosovës.
Shpreha vlerësimin për profesionalizmin dhe përkushtimin e zyrtarëve të AKI-së në mbrojtje të sigurisë dhe interesave shtetërore. Fuqizimi i kapaciteteve të saj dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mbeten thelbësore për një Republikë të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes”, shkroi në Facebook, Haxhiu.
https://www.facebook.com/share/p/1HMrdEmbMR/?mibextid=wwXIfr










