Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haziri e hap derën e LDK-së për marrëveshje me LVV-në: Pako, gjithpërfshirëse, Osmani s’bëhet problem

18/06/2026 - 14:29
në Lajme
A A
Haziri reagon pas protestës kundër Gjykatës Speciale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

LDK-ja është e hapur për marrëveshje politike me LVV-në, të cilën nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri e përshkroi mbrëmë në Pressing në T7 si një “pako” që do të përfshinte të gjitha postet udhëheqëse dhe qeverisëse në vend. Tha se Vjosa Osmani s’bëhet problem dhe se “Kosova nuk mund të jetojë në kriza politike të vazhdueshme”.

“Jemi të interesuar ta largojmë lodhjen nga qytetari”. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri mbrëmë në një intervistë në Pressing në T7 shprehu gatishmërinë e partisë më të vjetër në vend për një “marrëveshje politike pako” me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila do ta zgjidhte krizën politike dhe do t’i jepte fund një cilki të çrregullt zgjedhor.

Ai tha se “partitë politike duhet të bashkëpunojnë në një marrëveshje politike pako”. Kjo marrëveshje, tha ai, nuk duhet të jetë “e shkallëzuar” apo “me hapa” dhe “në format dhe në modelet tjera”. Foli edhe për parimet.

“Parimi i parë është: marrëveshja duhet me qenë gjithpërfshirëse. Nuk mundet me qenë selektive, e ndarë”, tha ai.

Haziri pohoi se marrëveshja duhet të përfshijë dakordimin për të gjitha postet udhëheqëse dhe qeverisëse në vend.

I pyetur për spekulimet se kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka ndërmend t’ua ofrojë pozitën e kryeparlamentarit dhe disa poste në qeveri në këmbim të mbështetjes së propozimit të partisë së tij për President, Haziri tha se për ta “s’ka rëndësi ndarja e zyreve”.

“Për ne ka rëndësi që bashkëpunimi të normohet në këtë vend”, tha ai.

Duke përmendur “kapacitetet” e LDK-së në politikën e jashtme, në infrastrukturë, në bujqësi, por edhe në Presidencë, ai tha se aty ku do të marrin përgjegjësi, do ta ushtrojnë atë “në mënyrën më të mirë”.

Për LDK-në, Haziri tha se “është shumë i rëndësishëm që leximi i drejtë i këtij rezultati të bëhet nga të gjitha partitë politike”.

“Kërkohet që partitë politike, përfshirë partinë e parë, duhet të sillen konform rezultatit dhe të hyjnë në funksion të një bashkëpunimi dhe të arrihet një marrëveshje pako”, theksoi ai.

LVV-ja, sipas të dhënave të KQZ-së që është në fund të procesit të numërimit, ka 47.13% të votave, ndërsa LDK-ja 16.69%.

Nëse nuk ka marrëveshje, Haziri tha se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet “sipas rezultatit zgjedhor”. Sipas Kushtetutës, Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar, që në këtë rast është ai i LVV-së.

Presidenti i ri – moszgjedhja e të cilit u bë arsyeja pse vendi më 7 qershor mbajti zgjedhje sërish, të tretat brenda rreth një viti e gjysmë – Haziri kujton se “duhet të zgjidhet në bazë të një marrëveshjeje”.

“Kjo marrëveshje do të mundësonte që vendi t’i kthehet një stabiliteti, një normaliteti politik dhe si hap i parë i domosdoshëm pas kësaj është një agjendë politike e rëndësishme për këtë vend”, tha Haziri.

Ai foli më hapur se zakonisht për një marrëveshje të mundshme mes LDK-së dhe LVV-së, por parlajmëroi se “çdo dalje nga një marrëveshje jashtë pakos është reciklim i krizës dhe Kuvendin e çon drejt një dështimi të ri”.

Haziri tha se “LDK-ja nuk e ka pasë, as nuk e ka asnjë problem me ndonjë emër të përveçëm”. Tha gjithashtu se Vjosa Osmani, të cilën LVV-ja nuk e mbështeti për të qëndruar në karrigen e Presidentes edhe për një tjetër mandat, nuk bëhet problem për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme.

“Nëse në këtë rast mendohet se zonja Osmani ka qenë dhe mund të jetë problem për shkak të nominimit për President, unë ju siguroj edhe sot që vetë ajo e ka konfirmuar që nuk është asnjëherë emri i saj problem në arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes partive politike për t’i dhënë vendit stabilitet dhe normalitet”, tha ai.

Nënkryetari i LDK-së foli edhe për agjendën programore që duhet ta ketë qeverisja e re e vendit, duke përmendur rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës, ekonominë, energjinë, arsimin e shëndetësinë.

Autori i emisionit, Leonard Kërquki, i tha se ka spekulime se ai është “kumbar i një koalicioni të ardhshëm LDK-LVV”.

“Do të doja ta kisha një epitet që i afron palët, gjithmonë”, tha Haziri.

Ai përmendi kohën kur LDK-ja dhe LVV-ja ishin së bashku në opozitë dhe bashkëpunimin, më pas edhe opozitëbërjen e ashpër të partisë së Albin Kurtit kundër qeverisjes së LDK-së. Në këtë kontekst, Haziri tha se këto probleme “nuk ka kanë penguar që të bashkëpunojmë vetëm disa vite më pas”.

“Kosova nuk mund të jetojë në kriza politike të vazhdueshme”, tha ai.

Togfjalëshi i tij i njohur se “Presidenti kalon kah zyret e LDK-së” iu përmend Hazirit mbrëmë në Pressing dhe ai nuk hezitoi ta përsëriste atë.

“Për 26 vjet ka kalu. Nuk e di cila është arsyeja të thuash që s’kalon. Gjithmonë është hera e parë, por nuk besoj që tash është koha të thuhet kjo”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

269 vota shkuan për kandidatin e vetëm të pavarur në garën e 7 qershorit

269 vota shkuan për kandidatin e vetëm të pavarur në garën e 7 qershorit
18/06/2026 - 15:29

Kandidati i vetëm i pavarur në zgjedhjet e 7 qershorit ishte Esmir Kasi. Kasi arriti të grumbullojë 0.03% të votave, apo 269 vota në total. Kandidati nga Prizreni...

Më shumëDetails

Tankeri i parë francez kalon Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i luftës Iran-SHBA

Tankeri i parë francez kalon Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i luftës Iran-SHBA
18/06/2026 - 15:07

Anija tanker Mraikh, e cila transporton gaz natyror të lëngshëm (LNG), me flamur francez, e marrë me qira nga QatarEnergy, është bërë transportuesi i parë francez i LNG-së...

Më shumëDetails

GUXO-ja përgjysmohet me prezencë në Kuvend pas zgjedhjeve të 7 qershorit

GUXO-ja përgjysmohet me prezencë në Kuvend pas zgjedhjeve të 7 qershorit
18/06/2026 - 14:59

Lista Guxo e cila drejtohet nga Donika Gërvalla e Faton Peci, në zgjedhjet e 7 qershorit është përgjysmuar sa i përket deputetëve që ka marrë në listën e...

Më shumëDetails

Daka: Rama po i ‘tregon dhëmbët’, guxon me iu kundërvu VV-së

Daka: Rama po i ‘tregon dhëmbët’, guxon me iu kundërvu VV-së
18/06/2026 - 14:56

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka komentuar deklaratat e fundit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, karshi partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Daka tha se Rama, sipas saj,...

Më shumëDetails

Lushtaku për sulmet ndaj tij: Ata që fyejnë e shajnë, i shërbejnë Serbisë!

Lushtaku për sulmet ndaj tij: Ata që fyejnë e shajnë, i shërbejnë Serbisë!
18/06/2026 - 14:49

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kritikuar gjuhën fyese dhe përçarëse të pushtetit drejt tij. Sipas tij, ata që fyejnë i shërbejnë pushtetit të Serbisë. “Lufta e UÇK-së,...

Më shumëDetails

Evropa përballet me valën e parë ekstreme të të nxehtit: Temperaturat mund të arrijnë deri në 45°C

Evropa përballet me valën e parë ekstreme të të nxehtit: Temperaturat mund të arrijnë deri në 45°C
18/06/2026 - 14:33

Meteorologët kanë paralajmëruar formimin e një “kupole të nxehtësisë” mbi Evropën Perëndimore dhe Qendrore, e cila pritet të sjellë valën e parë të madhe të të nxehtit për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Garoi për herë të parë për deputete, ky është numri i votave që siguroi Fahrije Hoti

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Murati paralajmëron se do t’ia bllokojnë autobusët dhe tramin Ramës

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Kush hyn në Kuvend nga PDK-ja? Lista e plotë e 22 deputetëve të legjislaturës së njëmbëdhjetë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë