Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haziri e vlerëson paraqitjen e Shqipërisë në “EURO 2024”, e do Zvicrën kampione

04/07/2024 - 09:57
në Sport
A A
Haziri e vlerëson paraqitjen e Shqipërisë në “EURO 2024”, e do Zvicrën kampione
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

‘Ethet’ e Kampionatit Evropian e kanë mbërthyer secilin futbolldashës në kontinentin e vjetër.

Thuajse të gjithë, i madh e i vogël me shumë emocione, mendjen e kanë tek “EURO 2024”, që po zhvillohet në Gjermani.

Nga 14 qershori e deri më sot u zhvilluan shumë përballje, pati lojë goxha interesante që i bënë zemrat të rrahin fort dhe që do të ngelet në kujtesën e njerëzve për kohë të gjatë.

Dikush nga stadiumet, e dikush nga sheshet e metropoleve evropiane, u bashkuan për sportin.

E kjo atmosferë nuk ka se si të mos ndihet edhe në Kosovë, ku Klan Kosova dhe Artmotion sjellin live secilin ballafaqim enkas vetëm për meraklinjtë e futbollit.

Madje, shumë prej tyre po i lënë anash për pak momente angazhimet e tyre për ta parë kombëtaren e tyre të preferuar.

Në mesin e tyre është edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Ai në një intervistë për Klankosova.tv i ka treguar përshtypjet e tij rreth kampionatit.

Haziri vlerësoi lart paraqitjen e Shqipërisë, duke thënë se dolën me dinjitet nga evropiani.

“Po,e kam përcjellë në pjesen më të madhe përkundër obligimeve politike dhe udhëtimeve në Bruksel, Berlin e Romë.Një kampionat i jashtëzakonshëm, ku skuadrat e “vogla” po tregojnë futboll të mirë, ndërsa ekipet nacionale me super lojtar ende me lojë të taktizuar deri në detajin më të vogël”, tha Haziri.

“Shqipëria ashtu siç edhe pritej arriti të ketë një paraqitje të dyte historike. Ekip i mirë, por inferior ndaj ekipeve të mëdha. “Grupi i vdekjes” për fat të keq na ra grupi, dhe dolëm me dinjitet them unë. Qëllimi është mbërritur. Shqiptarët u përfaqësuan me tifozët kësaj here. Pamje e bukur, sjellje e mirë dhe disciplinë. Festë shqiptare në Evropë”, theksoi ai.

Numri dy i LDK-së tregoi që bën tifozllëk për Zvicrën, për siç e quajti ai “shtëpinë e dytë” të tij.

“Para, tash dhe në të ardhmen, Zvicrën. Është atdheu im i dytë. Familja Haziri këtë vit i bëjmë 56 vite jetë në Zurich të Zvicrës.Nga dy prindër Emrush e Etem Haziri, ne jemi 56 shtëpi që kemi mbërritur në brezin e katërt aty. Jemi falënderues për shtepinë e ngrohtë dhe mundësitë që i kemi marrë.#Hope Swiss”, theksoi Haziri për Klankosova.tv

Luta theksoi se deri më tani e vetmja kombëtare e cila nuk ka bërë gabime është Spanja, por se sërish ai thotë se do të donte që në evropian të triumfonte Zvicra.

“Tani po shihet që Spanja është i vetmi që nuk ka bërë asnjë gabim dhe lëshime deri më tani në ketë garë.Unë do të doja që Zvicra të arrijë majat dhe besojë në këtë gjeneratë të artë helvetike”, theksoi Haziri.

Ish-kryetari i komunës së Gjilanit tregoi se cilat lojë i pëlqyen më së shumti.

“Loja më e bukur për mua ka qenë Spanja kundër Kroacisë, dhe Austria kundër Turqisë. Goli më i bukur nga Bellingham, kuptohet”, shtoi ai.

Lutfi Haziri, foli edhe rreth futbollistëve shqiptarë që luajnë për Zvicrën, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

“Shaqa e Xhaka, përfaqësojnë gjeneratën e artë, jo vetëm të futbollistëve të Zvicrës, por gjeneratën e dytë dhe tretë të shqiptarëve që po realizojnë ëndrrat e baballarëve dhe atdheut të tyre”, tha në fund të intervistës Haziri.

Aktualisht, kampionati evropian gjendet në fazën çerekfinale, ku tetë ekipe tashmë e kanë siguruar biletën.

JU REKOMANDOJMË

Chelsea regjistron rekord të ri, e ka fituar çdo trofe të mundshëm
Sport

Chelsea regjistron rekord të ri, e ka fituar çdo trofe të mundshëm

14/07/2025 - 13:37
Trump i shkruan letër Von Der Leyen: Nga 1 gushti do t’i vendosim gjithë BE-së taksë tregtare 30 %
Sport

Presidenti Trump pyetet se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, ja përgjigjja e tij

14/07/2025 - 11:59
Trajneri i Serbisë flet për Xhakën: Është një lojtar i madh
Sport

Interi hyn në garë për Granit Xhakën

13/07/2025 - 14:39
Gol, gol dhe vetëm gol – Ronaldo për Al Nassrin
Sport

Garnacho refuzon transferimin te Al Nassr dhe ribashkimin me Ronaldon

13/07/2025 - 13:43
Konfirmohet: Trump do të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës për Klube
Lajme

Konfirmohet: Trump do të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës për Klube

12/07/2025 - 20:59
Kosova U20 triumfon përballë Suedisë
Sport

Kosova U20 triumfon përballë Suedisë

12/07/2025 - 19:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dënohen të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku – lirohet nga akuza Nuredin Lushtaku

    Dënohen të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku – lirohet nga akuza Nuredin Lushtaku

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • AAK nuk e kandidon Pal Lekajn për kryetar të Gjakovës, pritet sabotimi i kandidaturës së Ardian Gijinit?!

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Kusari për Leonardin: Nuk njoh person që vrasjen e motrës apo ndonjë tragjedi tjetër e ka menaxhuar më me njerzillëk se ai

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kryeziu: Grenell është i pasaktë, Osmani e tha të vërtetën – ky njeri e informoi Trumpin për kërcënimin ndaj Kosovës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjyqtari i Speciales: Mund të japim edhe dënime me burg të përjetshëm

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë