Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti në dialog, përkatësisht vënien e kushteve për t’u takuar me Vuçiqin.
Sipas tij, kjo nuk i bie që shteti ynë t’i ketë vendosur kushte Serbisë, por vetëvetes, dhe kjo nga politikat e gabuara të Kurtit, përcjell Paparaci.
Kosova është në kushte dhe Kurti po zbaton politikë të kushëzimit në emër të Kosovës. Kjo mendësi administrimi në emër të Kosovës pardje në Bruksel u konfirmua në emër të politikave për konsum të brendshëm në Kosovë e jo ndaj Serbisë”, shkroi ndër tjerash ai.