Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komuna e Mitrovicës në ‘shërbim’ të Cufës së ‘Lin Projektit’, i jep leje tjetër ndërtimore edhe pse la gjysmë “Aqua Park-un” ku mori 2 hektarë tokë të shtetit (Dokument)

14/12/2023 - 18:03
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Komuna e Mitrovicës në ‘shërbim’ të Cufës së ‘Lin Projektit’, i jep leje tjetër ndërtimore edhe pse la gjysmë “Aqua Park-un” ku mori 2 hektarë tokë të shtetit (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në vend se ta penalizoj për projektin e lënë gjysmë, komuna e Mitrovicës e ka pajisur me leje ndërtimore kompaninë “Lin Projekt” Sh.P.K. për një projekt që do të ndërtohet në rrugën “Lah Nimani” në lagjjen “Qendra”.

Në vitin 2016 komuna e Mitrovicës në bazë të vendimit të Kuvendit Komunal kishte lidhur kontratë me operatorin ekonomik “Lin Projekt Sh.P.K & Arjeta Group Sh.P.K” për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës prej 19691m² (gati 2 hektarë) me qëllim të ngritjes/ndërtimit të objekteve të kompleksit të Pishinave Olimpike, projekt që ishte paraparë të realizohet sipas kushteve urbane në bazë të Planit Rregullues Urban. Në qershor të vitit 2020 me kërkesë të operatorit ekonomik ishte lidhur aneks kontratë mes komunës së Mitrovicës dhe operatorik ekonomik, ku i ishin bartur të gjitha të drejtat e kontratës operatorik ekonomik “Lin Projekt”. Por që ky projekt akoma nuk ka përfunduar, edhe pse jemi tre vite pas afatit të paraparë për përfundimin e tij.

Në nenin 10 të asaj kontrate shkruan: “Kjo kontratë mund të shkëputet në çdo kohë nëse njëra prej palëve nuk respekton të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara në këtë kontratë”.

Veriu.info ka hulumtuar tregun e patundshmërive në zonën përreth “Aqua Park-ut” dhe ka gjetur se çmimi i një ari tokë aty sillet nga 21 mijë deri në 40 mijë euo, ku një kalkulim i thjeshtë del se vlera reale e asaj toke që e ka marrë “Aqua Park” nga komuna është prej 4 deri 7.8 milionë euro.

Mirëpo, komuna le që nuk e ka penalizuar kompaninë “Lin Projekt” me shkëputje të kontratës, por ka vazhduar ta përkrah këtë kompani duke i dhënë leje ndërtimore në qendër te qytetit.

Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, Veriu.info ka siguruar lejen ndërtimore të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit për kompaninë “Lin Projekt” Sh.P.K. më datë 18.08.2023 për ndërtimin e dy lamelave banesore.

E pazakonta e lëshimit të kësaj leje ndërtimore është se ajo është lëshuar në një afat të shpejt, pasi që “Lin Projekt” kishte bërë kërkesë për leje 28.07.2023. Pra, brenda tre jave është pajisur me leje ndërtimore, ani pse në dosjen e dokumentacionit të siguruar nga Veriu.info pëmes qasjes në dokumente publike, shihet se dokumentacioni i trajtuar nga Drejtoria e Urbanizmit për këtë leje ndërtimore ka plotë 49 faqe.

Shpeshherë dëgjojmë ankesat e qytetarëve që për një kërkesë nga më të thjeshtat të dorëzuara në komuna nuk marrin përgjigje deri në 30 ditë apo më shumë, por që për lëndën e lejes ndërtimore të “Lin Projektit” çuditërisht shihet se u punua shpejt.

Ndryshe, kompania “Lin Projekt” Sh.P.K. është në pronësi të Ferki Haxhimehmetit dhe Jusuf Haxhimehmetit, ky i fundit i njohur me emrin përkëdhelës të shoqërisë si “Cufa”.

Foto: Jusuf Haxhimehmeti

Nëni 12 i kontratës për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës së Mitrovicësë në shfrytëzim afatgjatë (99 vite) për projektin e “Aqua Park-ut”, thuhet se pjesë përbërse e kontratës është edhe oferta e operatorit ekonomik, i cili në pikën/kapitullin 12 të ofertës ka treguar se si do ta bëjë investimin prej 4 milionë e 590 mijë euro (shih dokumentin e mposhtëm).

 

JU REKOMANDOJMË

Ku u infektua me hantavirus “pacienti zero”?

Ku u infektua me hantavirus “pacienti zero”?
11/05/2026 - 19:19

Zërat se burimi i parë i hantavirusit ishte një landfill mbeturinash në Ushuaia është hedhur poshtë nga shkencëtarët e Tierra del Fuego. A2 CNN shkruan se me zbarkimin...

Më shumëDetails

Mësuesja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 2 mijë euro të gjetur në rrugë

Mësuesja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 2 mijë euro të gjetur në rrugë
11/05/2026 - 18:49

Një mësimdhënëse nga Ferizaj ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka dorëzuar në polici një portofol me para që e kishte gjetur në rrugë. Sipas njoftimit të...

Më shumëDetails

Agim Veliu përfshihet në listën e LDK-së

Agim Veliu përfshihet në listën e LDK-së
11/05/2026 - 18:21

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se ndër kandidatët e propozuar për deputet nga LDK-ja në Podujevë është edhe Agim Veliu. Ditë më parë...

Më shumëDetails

Lladrovci: U ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së, për ta paraqitur Bedriun humbës dhe Fatmirin jomeritor në listë

Lladrovci: Klan Kosova nuk mund të mbyllet!
11/05/2026 - 18:00

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkruar në ‘Facebook’ pas mbledhjes dë Kryesisë së kësaj partie. Sipas tij, u ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së. “Kreatorët...

Më shumëDetails

Vendos kryesia e PDK-së: Refuzohet rikthimi i Fatmir Limajt

Vendos kryesia e PDK-së: Refuzohet rikthimi i Fatmir Limajt
11/05/2026 - 17:56

Partia Demokratike e Kosovës ka votuar kundër përfshirjes së kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në listën e PDK’së për zgjedhjet e 7 qershorit, shkruan Reporteri.net. Vendimi është...

Më shumëDetails

OKB paralajmëron: Krizë globale ushqimore nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet

OKB paralajmëron: Krizë globale ushqimore nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet
11/05/2026 - 17:46

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se bllokimi i vazhdueshëm i Ngushticës së Hormuzit mund të shkaktojë një krizë të madhe ushqimore në botë brenda pak javësh....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total

    Nuk ishte në tubimin ku u prezantua Osmani si bartëse e listës, Janina Ymeri zbulon a ka përçarje në LDK

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Gjyqi i dytë në Hagë: Helen Fraser i përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • LDK-së i del afati në prag të fushatës, ueb-faqja zyrtare e partisë hidhet në shitje online

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • DRENA letër e hapur për Institucionet e Kosovës: Kërkojmë subvencionim për përpunimin e qumështit dhe mbështetje për eksportin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mashtrimi me toka që iu bë pronarit të Spitalit Aloka, arrestohet një shtetas i Serbisë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë