Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se partia në të cilën ai bënë pjesë nuk e ka problem emrin e Albulena Haxhiut, si kandidate për kryetare të Kuvendit, por raportin që është ndërtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në emisionin DPT Fidani në Klan Kosova, ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje po mundohet mendësinë e saj të operimit që e ka për brenda ta shpërfaqë edhe në Kuvendin e Kosovës.
“Qëndrimi politik i kryesisë së LDK-së është që e drejta e fituar për propozim VV-së i takon dhe ata kanë të drejtë të propozojnë kë të duan. Emri i Albulena Haxhiut nuk është problem për LDK-në, ata e kanë të drejtën e vet”, u shpreh Haziri.
“Ne nuk i japim të drejt vetes me ia diktu emrin, është e drejta e tyre të mendojnë se me kë do të kandidojnë. Por të drejtën tonë për ta votuar e ndajmë, kjo është politike, nuk ka të bëjë me emrin e Albulena Haxhiut. Ne nuk e kemi problem si parti emrin e Albulena Haxhiut, ne si parti e kemi problem raportin që është ndërtuar, mendësia politike, kushtëzimet politike”.