Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haziri për deklaratën e Hotit: Nuk ka qenë koha dhe as momenti i duhur por s’do të thoja që është gabim!

21/03/2025 - 22:00
në Kryesore, Lajme
A A
Haziri për deklaratën e Hotit: Nuk ka qenë koha dhe as momenti i duhur por s’do të thoja që është gabim!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri ishte i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Haziri foli në lidhje me deklaratën e fundit të Avdullah Hotit se ‘LDK-së i duhet një lidership i ri’.

Ai ka komentuar situatën e brendshme të partisë, duke theksuar se LDK është e angazhuar në demokratizimin e debatit të brendshëm dhe përmirësimin e demokracisë së brendshme.

“Pa LDK as nuk bëhen proceset, as nuk mbyllen proceset e mëdha politike. Edhe te çështja demokratizimit të debatit të brendshëm dhe demokracisë së brendshme, LDK prin. Tashmë është traditë edhe në vlerën tonë që proceset zgjedhore nuk e marrin vëmendjen krejt të LDK-së, te rezultati zgjedhor, tek pritjet që partia e parë apo tek skenaret tjera se kush po e bënë qeverinë dhe institucionet, ne merremi edhe me vetveten. Në këtë rast unë besoj që nuk ka qenë as koha e duhur, as momenti e as rrethanat……zoti Hoti ka dal me një qëndrim publik, sepse LDK e ka shtjerr fazën e parë dmth analizat e para të debatit, një takim të kryesisë ashtu sic është kërku edhe nga udhëheqësi i LDK dhe nga kryesia

“E kemi përcjellë, dhe LDK i kthehet normalitetit të vet gradualisht, sepse roli i saj më i madh do të jetë tani në inplementimin e zgjedhjeve, se si do duket si do ri-konfigurohet skena politike në Kosovë, ku LDK e ka rolin e vet at rol që ia ka dhënë qytetari me 9 shkurt”, tha ai.

Tutje ai thotë se deklarata e Hotit nuk është një gabim, është një vlerësim i tij i cili ka vendos të dal publikisht ta thotë.

Përsa i përket perceptimit të publikut, Haziri u shpreh se ai ka qenë më i mirë para 9 shkurtit.

“Nuk do të thoja që është gabim, është vlerësim i tij edhe si anëtarë i kryesisë, edhe si deputet, që me dal me një vlerësim. Ai ka vendos me dal publikisht, me dal jashtë dhomave të debatit që LDK e ka. Kjo nuk është hera e parë, LDK po e përcjell kjo lloj mendësie që debatet politike i nxjerr jashtë, secili kur të mendon në kohën e vet, mënyrën e vet. Ajo që është e vërtetë ne brenda e kemi diskutu, kemi debatu, krejt është vlerësim i zhurmshëm edhe brenda, krejt është vlerësim i zhurmshëm do të thoja edhe brenda, ende nuk janë bërë analizat e sakta, pse, si, sepse perceptimi publik për LDK para 9 shkurtit ka qenë më i mirë se që kanë dalë rezultati. Ajo që kam thënë gjithmonë është që perceptimi i publikut nuk është gjithmonë e vërteta, po del që nuk ka qenë ashtu”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai thotë se rëniet e mëdha politike janë të vështira të kthehen, mirëpo shton se është e rëndësishme të ndalet trendi negativ dhe kjo gjë është arritur në LDK.

“Rëniet e mëdha politike janë të vështira me u kthy. Në fazën e parë duhet gjithmonë me ndal trendin negativ, ky trend negativ është ndal”, përfundoi Haziri.

JU REKOMANDOJMË

Hashim Thaçi për Frankfurter Allgemeine Zeitung: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do të vazhdoj t’i shërbej shtetit”

Hashim Thaçi për Frankfurter Allgemeine Zeitung: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do të vazhdoj t’i shërbej shtetit”
13/04/2026 - 13:39

Nga burgu, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Thaçi ka konfirmuar se e konsideron të përfunduar garën politike,...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Humb jetën punëtori pasi bie nga kati i shtatë

E dhimbshme: Humb jetën punëtori pasi bie nga kati i shtatë
13/04/2026 - 13:24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në Ferizaj, ku një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i shtatë i një objekti...

Më shumëDetails

Djali i presidentit Thaçi, Endriti feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait

Endriti i Thaçit reagon pas vdekjes së nënës së Kadri Veselit
13/04/2026 - 13:16

Sot është një ditë e veçantë për të birin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Endrit Thaçi sot kremton ditëlindjen. Ai mbush plot 27 vjet jetë. Kjo ditë edhe këtë...

Më shumëDetails

Mustafa: Një qeveri e madhe në numra por e vogël në punë, është barrë e rëndë për buxhetin e shtetit

Remi flet për bashkëpunëtorët e Serbisë: Palca e kombit tashmë i ka falur ata…
13/04/2026 - 12:47

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka shkruar në lidhje me situatën politike në vend. Ai ka thënë se Kosova nuk ka hapësirë për...

Më shumëDetails

AIP kap Kolegjin “Tempulli” duke vëzhguar me kamerë kundërligjshëm sallën e testeve (Dokument)

AIP kap Kolegjin “Tempulli” duke vëzhguar me kamerë kundërligjshëm sallën e testeve (Dokument)
13/04/2026 - 12:29

Shkelja e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga bizneset që vendosin kamera mbetet një problem shqetësues. Shpesh, sistemet e vëzhgimit instalohen pa respektuar kriteret ligjore dhe...

Më shumëDetails

U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vde’kur brenda shtëpisë – i ngeci trupi në dritare

U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vde’kur brenda shtëpisë – i ngeci trupi në dritare
13/04/2026 - 12:08

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka ndodhur gjatë natës në lagjen “ 8 Shkurti” në Fier. Në tentativë për të vjedhur në një shtëpi, një 40-vjeçar,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

    Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    208 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • “Toka qëndronte pezull, më tronditi”, astronautja e NASA-s rrëfen eksperiencën historike në hapësirë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandal me kamera: AIP konstaton se ‘Mediteran Group’ grumbulloi kundërligjshëm të dhëna personale vizuele (Dokument)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Deputeti i VV-së zbulon një “skenar” se po zgjidhet çështja e Presidentit: Jemi në rrugë të mbarë!

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë