Ai u shpreh se përveç 15 të tyre, ata e kanë pasur edhe votën e Haxhi Avdylit, Albena Reshitajt dhe atë të Jeta Statovcit, ndërsa shtoi se i kishin edhe katër të tjera, që nuk i përmendi me emra.
“Tash me të thënë drejtë, kështu saktë, jo që i kemi pasur 15 ne për kandidaten e LDK-së, por e kemi pasur votën e Haxhi Avdylit, Albena Reshitajt, të Jeta Statovcit, a u bënë 18? Dhe katër tjera që nuk dua t’i përmend. A po e sheh që i kemi pasur 22 – 23 ne për kandidatin e LDK-së, pa nevojë që Albin Kurti ose dikush tjetër me na thënë neve”, u shpreh Haziri.











