Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haziri: Vendimi i Kushtetueses konfirmoi qëndrimin e LDK-së

12/08/2025 - 21:51
në Lajme
A A
Haziri për VV-në: Ata që ikin e nuk duan të bashkëpunojnë, fshehin diçka
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ai konfirmon se LDK ka pasur të drejtë në qëndrimin e saj.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Haziri theksoi se kërkesat e LDK-së dhe PDK-së janë bashkuar në procedurë.

“Kërkesat kanë qenë të ndara, edhe LDK-ja e ka dërguar veç, edhe PDK-ja veç, por pastaj i ka bashkuar të dyjat,” tha Haziri.

Ai shtoi se vendimi i fundit i Kushtetueses tregon qartë se nuk mund të ndryshohet njëanshëm procedura dhe mënyra e votimit.

“Vendimi i fundit e tregon se kush ka pasur të drejtë. Ne dolëm një parti që ka pasur të drejtë, sepse nuk mund të ndryshohet njëanshëm procedura dhe mënyra e votimit,” u shpreh Haziri.

Deputeti i LDK-së theksoi se nuk ka marrë pjesë në një proces që sipas tij shkelte jo vetëm procedurat, por edhe Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

“Unë si deputet nuk mund të marr pjesë në një procedurë e cila shkel jo vetëm procedurën, por edhe Kushtetutën. Rregullorja e Kuvendit është Kushtetuta e Kuvendit,” tha ai.

Haziri u shpreh se tani nuk duhet të ketë debat politik për të përcaktuar kush kishte të drejtë, por vendimi duhet të zbatohet pa diskutim.

“Nuk duhet të luftojmë tash pas vendimit se kush ka pasur të drejtë, sepse askush nuk mund të dëshmojë qasjen politike për drejtësi. Duhet me zbatu vendimin pa diskutim,” tha ai.

Sipas tij, LDK ishte e bindur që do të fitonte në këtë rast.

“Ne kemi qenë të bindur që ky vendim do të dilte kështu, sepse LDK nuk e ka humbur asnjëherë asnjë rast në Gjykatën Kushtetuese. Në momentin që e kemi dërguar dokumentin, e kemi ditur që kjo është e fituar,” përfundoi Haziri.

JU REKOMANDOJMË

Vetëvendosje synon t’ia “marrë” Pejën Gazmend Muhaxherrit me Taulant Kelmendin
Lajme

Vetëvendosje synon t’ia “marrë” Pejën Gazmend Muhaxherrit me Taulant Kelmendin

12/08/2025 - 22:46
“Shkoj menjëherë, në sekondë”, analisti i sigurisë lëshon studion në mënyrë të çuditshme
Lajme

“Shkoj menjëherë, në sekondë”, analisti i sigurisë lëshon studion në mënyrë të çuditshme

12/08/2025 - 22:30
Visar Azemi: Mbi 6 mijë fëmijë në Ferizaj, nuk e kanë mundësinë për çerdhe
Lajme

Visar Azemi: Mbi 6 mijë fëmijë në Ferizaj, nuk e kanë mundësinë për çerdhe

12/08/2025 - 22:20
Dorëzimi i listave të kandidatëve për kryetarë komunash, edhe një ditë afat: Vetëm VV-ja nuk i ka publikuar të gjithë emrat
Kryesore

Dorëzimi i listave të kandidatëve për kryetarë komunash, edhe një ditë afat: Vetëm VV-ja nuk i ka publikuar të gjithë emrat

12/08/2025 - 22:14
Vëllai i Armend Mujës pjesë e listës së VV për asamblist, nuk kalon kandidatura e Doni Beshirit
Kryesore

Vëllai i Armend Mujës pjesë e listës së VV për asamblist, nuk kalon kandidatura e Doni Beshirit

12/08/2025 - 21:58
Afati kushtetues/ Dy opsionet që mund të ndodhin nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda 30 ditësh
Kryesore

Afati kushtetues/ Dy opsionet që mund të ndodhin nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda 30 ditësh

12/08/2025 - 21:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • EKSKLUZIVE: Nga Audi Q5 te bllokimi i llogarive -Si shpërtheu konflikti në mes të Gjilanit dhe cila është lidhja e fajdexhiut me policët e suspenduar?

    EKSKLUZIVE: Nga Audi Q5 te bllokimi i llogarive -Si shpërtheu konflikti në mes të Gjilanit dhe cila është lidhja e fajdexhiut me policët e suspenduar?

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Vëllai i Armend Mujës pjesë e listës së VV për asamblist, nuk kalon kandidatura e Doni Beshirit

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Kush janë katër policët e suspenduar në Gjilan, pas vrasjes së trefishtë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • ‘E thirri nëna e tij, ai shkoi te vendi i ngjarjes’: Flet avokatja e djalit të Mefail Shkodrës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Shkoj menjëherë, në sekondë”, analisti i sigurisë lëshon studion në mënyrë të çuditshme

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë