Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Heqja e billbordeve, ish-koloneli i FSK-së: Qesharake që dy ministra të merren me pllaka në Zveçan

26/01/2024 - 08:05
në Lajme
A A
Heqja e billbordeve, ish-koloneli i FSK-së: Qesharake që dy ministra të merren me pllaka në Zveçan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Afrim Veseli, për largimin e billbordeve ilegale në Zveçan, ka thënë se të gjitha pllakat që japin mesazhe jo të mira duhet të hiqen.

“Të gjitha pllakat që kanë mesazh nacionalist, shovenist, që përçojnë mesazh të mos bashkëjetesës mes njerëzve, duhet të heqën në veri, jug dhe kudoqoftë”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se ato billborde janë të vendosura nga kriminelët serb dhe strukturat serbe që veprojnë në veri.

“Ato (billbordet) do të duhej të hiqeshin që moti, nuk duhet të lihen. Mirëpo më është dukur shumë qesharake, që dy ministra të gjejnë kohë dhe të mirren me largimin e dy pllakave, kur këtë do të duhej të bënte Ministria e Infrastrukturës përmes mekanizmave…Në këtë fazë që jemi duke ecur, Kosova nuk duhet të dërgojë mesazhe të tilla të nivelit politik”, ka thënë Veseli në emisionin “FIVE” .

Veseli është shprehur se është thënë shumë herët që ne nuk e duam Vuçiqin e Putinin, por, sipas tij, nuk është e nevojshme kur nga niveli politik të zbritet në nivelin siç ai e quajti, “të huliganëve të veriut”.

Ish-koloneli i FSK-së ka shtuar se në këso situata duhet të veprohet me mençuri dhe jo për popullizëm, duke shtuar se mendon që jemi në një vit zgjedhor dhe këtë veprim ministrat e kanë bërë për të marrë vota.

“Ne synojmë anëtarësimin në BE dhe NATO. Me mesazhe të tilla, ne nuk do të ecim përpara”, ka theksuar ai.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot në Zveçan janë larguar këto billborde ilegale.

Ministri ka thënë se “këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”.

Sveçla ka shpërndarë videon gjatë këtij aksioni, ku shihet se i pranishëm ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Trump do të vizitojë tri nga vendet më të pasura në botë
Lajme

Trump do të vizitojë tri nga vendet më të pasura në botë

12/05/2025 - 00:43
Rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri nisin të dalin – Ja ku mund t’i ndiqni live nga KQZ
Lajme

Rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri nisin të dalin – Ja ku mund t’i ndiqni live nga KQZ

12/05/2025 - 00:37
Komisioner Celibashi jep të dhënat e fundit rreth numërimit të votave
Lajme

Komisioner Celibashi jep të dhënat e fundit rreth numërimit të votave

12/05/2025 - 00:33
Përplasja në “bazën” e Erion Braçes/ Reagon policia: Çfarë gjetëm nga kontrollet
Kryesore

Përplasja në “bazën” e Erion Braçes/ Reagon policia: Çfarë gjetëm nga kontrollet

12/05/2025 - 00:31
Ilir Meta lajmërohet nga burgu: Të mbrohet çdo votë e koalicionit,narkoshteti po jep shpirt
Lajme

Ilir Meta lajmërohet nga burgu: Të mbrohet çdo votë e koalicionit,narkoshteti po jep shpirt

11/05/2025 - 22:56
“Der Standard”: Qeveria Kurti me ministra të papërvojë, qytetarët e kuptuan se s’janë shpresa për ndryshim
Kryesore

A votoi sot Kurti në Shqipëri, njëjtë sikur para 4 vitesh?

11/05/2025 - 22:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “O Rameeeee”: Ky është rezultati që mori në zgjedhje Lulzim Basha

    “O Rameeeee”: Ky është rezultati që mori në zgjedhje Lulzim Basha

    248 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Publikohen pamje nga ceremonia e varrimit të stilistit Festim Isufi – bashkëshortja e tij shfaqet me plag në dorë

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • EXIT POLL i Klan Kosova: Këto janë rezultatet në Shqipëri

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Exit Polli: Këto janë komunat ku kryeson Sali Berisha

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Deputetja Jashari kritika Deharit për drejtimin e seancave: S’po i respekton rregullat, procedurat e Kushtetutën

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë