Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka kritikuar prokurorët e shtetit, duke thënë se po heton punëtorët e Telekomit që kanë ngritur zërin “kundër plaçkitjes” dhe jo ndaj “plaçkitësve” të 4.4 milionë eurove.
Sipas Muratit, prokurorët nuk po i shërbejnë popullit dhe drejtësisë, shkruan IndeksOnline.
“Nga ajo që dihet deri më tani, prokuroria ka nisur hetime vetëm ndaj punëtorëve të Telekomit që kanë ngritur zërin kundër kësaj plaçkitjeje.
Ndërsa për plaçkitësit e 4.4 milionë eurove nuk ka ndonjë indikacion se ka nisë ndonjë hetim.
Kujt po i shërbejnë këta prokurorë?
Popullit e drejtësisë sigurisht që jo” shkroi Murati.