Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hidhet poshtë ankesa e “MEKA” ndaj Veriu.info për skandalin e 20 mijë kg mish pule me bakterinë Salmonella, KMShK konstaton se Veriu.info ka raportuar të vërtetën

29/08/2025 - 14:07
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Hidhet poshtë ankesa e “MEKA” ndaj Veriu.info për skandalin e 20 mijë kg mish pule me bakterinë Salmonella, KMShK konstaton se Veriu.info ka raportuar të vërtetën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në mbledhjen e rregullt të mbajtur dje (e enjte), Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Meka Sh.P.K, përfaqësuar nga avokati Sylejman Klinaku kundër Veriu.info për shkrimin me titull “Skandal: Kompanisë Meka qëpromovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (Video)”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendonte pala ankuese.

KMShK përmes një komunikate për media ka bërë te ditur se ka konstatuar se shkrimi i Veriu.info për këtë rast të kompanisë “Meka” Sh.P.K. me pronar Burim Piraj ishte profesional, i bazuar në dokumente zyrtare dhe nuk kishte shpifje, por ishte raportuar e vërteta, duke marrë vendim për hudhjen poshtë të ankesës.

Kjo ankesë e kompanisë “Meka” Sh.P.K. me pronar Burim Piraj ishte bërë pas publikimit të një artikulli me titull “SKANDAL: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella” nga Veriu.info në fund të muaj qershor, ku raportohej në detaje se si kësaj kompanie i ishte kapur mish pule me një bakter të rrezikshëm për shëndetin e njeriut të ardhur nga Rumania.

Ky artikull ishte publikuar në kuadër të hulumtimit të Veriu.info për kompanitë që kanë futur ose tentuar të fusin produkte ushqimore në tregun e Kosovës me përbërës të rrezikshëm.

Me rastin e publikimit të artikullit Veriu.info kishte publikuar edhe dokumente zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ku dëshmohej se mishi ishte inpektuar në deponë e kompanisë “Meka” Sh.P.K. dhe pasi që ishte konstatuar se ishte i infektuar me bakterinë e rrezikshëm ‘salmonella’, AUV kishte nxjerrë vendim me të cilin e urdhëronte kompaninë të bëntë asgjësimin e mishit ose ta kthente në vendin e origjinës, me ç’rast kompania e kishte kthyer në vendin e origjinës.

Më poshtë gjeni dy artikujt e publikuar përë këtë skandal në fund të muajin qershor 2025:

SKANDAL: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

‘Dosja’ “MEKA”/31 Faqe dokumente zyrtare të AUV për skandalin me 20 mijë kilogramë mish pule të kontaminuar me bakteren Salmonella

E konfirmon AUV: Mishi i importuar nga Rumania në Kosovë nga ‘MEKA’ ishte me bakterin salmonella, u bllokua në depon e kompanisë

JU REKOMANDOJMË

Krejt përplasja Kurti – Osmani përmes vartësve pasi kryeministri tregoi se nuk e do më në karrrigen e presidentes

Nga zyra e Kurtit vjen goditja për Osmanin: S’është figurë e unitetit dhe s’kemi borxhe ndaj saj
05/03/2026 - 16:20

Pasi tha se nuk gjeti një emër konsensual për President në diskutimet me dy partitë opozitare, Albin Kurti e zgjodhi një emër për qejfin e vet: Glauk Konjufcën,...

Më shumëDetails

Gjendet një person pa shenja jete në Zveçan, policia e cilëson si të dyshimtë

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
05/03/2026 - 16:05

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Zherovnicë të Zveçanit, ka njoftuar Policia e Kosovës. Viktima u identifikua si D.M, i lindur në vitin 1962. “Më...

Më shumëDetails

Nga zyra e Kurtit vjen goditja për Osmanin: S’është figurë e unitetit dhe s’kemi borxhe ndaj saj

Nga zyra e Kurtit vjen goditja për Osmanin: S’është figurë e unitetit dhe s’kemi borxhe ndaj saj
05/03/2026 - 15:38

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka bërë edhe postime të tjera ndaj presidentes Vjosa Osmani, në profilin e tij në Facebook. Zulfaj, lidhur me situatën aktuale...

Më shumëDetails

Haradinaj për Kurtin: Me tym ka hi, me tym duhet me qit

Haradinaj: Deklaratat e Kurtit ia ndaluan Thaçit vizitat nga vëllezërit
05/03/2026 - 15:30

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti, sipas tij ka hyrë me dhunë në pushtet dhe në të njëjtën mënyrë do të largohet. Në...

Më shumëDetails

Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati

Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati
05/03/2026 - 15:20

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, është duke zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi është duke u zhvilluar...

Më shumëDetails

Donika Gërvalla në Epopenë e UÇK-së publikon foto krah Kurtit, por jo edhe krah presidentes Osmani

Donika Gërvalla në Epopenë e UÇK-së publikon foto krah Kurtit, por jo edhe krah presidentes Osmani
05/03/2026 - 15:15

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, njëherësh bashkëkryetare e GUXO-s, ka përkujtuar sot 28 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, 5,6 dhe 7 marsin, raporton Gazeta Online Veriu.info. Gërvalla ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë