Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hidhet poshtë ankesa e Pirro Pirajt, djali i pronarit të “MEKA” ndaj Veriu.info për skandalin e 20 mijë kg mish pule me bakterinë Salmonella, KMShK konstaton se Veriu.info ka raportuar të vërtetën

29/08/2025 - 15:40
në Pa kategori
A A
Hidhet poshtë ankesa e Pirro Pirajt, djali i pronarit të “MEKA” ndaj Veriu.info për skandalin e 20 mijë kg mish pule me bakterinë Salmonella, KMShK konstaton se Veriu.info ka raportuar të vërtetën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në mbledhjen e rregullt të mbajtur dje (e enjte), Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Pirro Pirajt, drejtor operacional në kompaninë “Meka”, kundër Veriu.info për shkrimet me tituj “Skandal: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (Video)” dhe “Profesori Latifi pas skandalit të ‘Meka Food’: Pasi ua kanë helmu mendjen, tash ua helmojnë edhe trupin tuaj e të fëmijëve tuaj”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK përmes një komunikate për media ka bërë te ditur se ka konstatuar se shkrimet e Veriu.info për këtë rast të kompanisë “Meka” Sh.P.K. me pronar Burim Piraj dhe raportimi i deklarimit të profesor Blerim Latifi ishin profesional, të bazuar në dokumente zyrtare dhe nuk kishte shpifje, por ishte raportuar e vërteta, duke marrë vendim për hudhjen poshtë të ankesës.

Kjo ankesë e Pirro Pirajt, drejtor operacional “Meka” Sh.P.K. me pronar Burim Piraj ishte bërë pas publikimit të artikujve me tituj “SKANDAL: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella” dhe “Profesori Latifi pas skandalit të ‘Meka Food’: Pasi ua kanë helmu mendjen, tash ua helmojnë edhe trupin tuaj e të fëmijëve tuaj” nga Veriu.info në fund të muaj qershor, ku raportohej në detaje se si kësaj kompanie i ishte kapur mish pule me një bakter të rrezikshëm për shëndetin e njeriut të ardhur nga Rumania, si dhe raportohej deklarata e profesorit Blerim Latifi për këtë rast ku kishte dhënë deklaratën e shkruar si citat në titull dhe brenda tekstit.

Këta artikuj ishin publikuar në kuadër të hulumtimit të Veriu.info për kompanitë që kanë futur ose tentuar të fusin produkte ushqimore në tregun e Kosovës me përbërës të rrezikshëm, si dhe pastaj deklarata e profesorit e cila ishte transmetuar saktësisht ashtu siç ishte thënë.

Ankuesi, Pirro Piraj, pretendonte se shkrimet kishin qenë tendencioze dhe sulm i ashpër dhe i padrejtë ndaj kompanisë dhe drejtorit të saj, duke i quajtur raportimet krejtësisht të pavërteta.

KMSHK ka hedhur poshtë ankesën e tij, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

Me rastin e publikimit të artikullit Veriu.info kishte publikuar edhe dokumente zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ku dëshmohej se mishi ishte inpektuar në deponë e kompanisë “Meka” Sh.P.K. dhe pasi që ishte konstatuar se ishte i infektuar me bakterinë e rrezikshëm ‘salmonella’, AUV kishte nxjerrë vendim me të cilin e urdhëronte kompaninë të bëntë asgjësimin e mishit ose ta kthente në vendin e origjinës, me ç’rast kompania e kishte kthyer në vendin e origjinës.

Kurse për artikullin “Profesori Latifi pas skandalit të ‘Meka Food’: Pasi ua kanë helmu mendjen, tash ua helmojnë edhe trupin tuaj e të fëmijëve tuaj”, Veriu.info kishte transmetuar saktësisht deklarimin e tij në një status në rrjetin social Facebook.

Më poshtë gjeni dy artikujt e publikuar përë këtë skandal në fund të muajin qershor 2025:

SKANDAL: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

Profesori Latifi pas skandalit të “Meka Food”: Pasi ua kanë helmu mendjen, tash ua helmojnë edhe trupin tuaj e të fëmijëve tuaj

JU REKOMANDOJMË

SPAK: Qeveria është vonuar me rritjen e pagës minimale, 350 euro i kemi kërkuar qysh në vitin 2022
Lajme

Mbitërheqjet bankare në Kosovë arrijnë rekordin prej 655 milionë eurosh

01/02/2026 - 21:22
REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Kryesore

REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet

01/02/2026 - 11:49
Hoxha i fshatit Shalë të Lipjanit në paraburgim nën dyshimin për fajde dhe detyrim
Lajme

Vdes një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë pasi u var në litar

01/02/2026 - 08:13
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë nga Presidenca: Të të vijë turp nga vetja
Kryesore

Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë nga Presidenca: Të të vijë turp nga vetja

01/02/2026 - 08:02
“Aurora Group” shfrytëzon pa leje parkingun publik si ‘depo’ të materialit ndërtimor – Pse nuk po e liron Komuna e Mitrovicës?
Pa kategori

“Aurora Group” shfrytëzon pa leje parkingun publik si ‘depo’ të materialit ndërtimor – Pse nuk po e liron Komuna e Mitrovicës?

31/01/2026 - 15:17
Ramadani: Kosova s’është e rrezikuar nga një sulm klasik ushtarak nga Serbia, patrullimet të shtohen në kufi
Kryesore

Ramadani: Gatishmëria e FSK-së për kontribut në Gaza, sjellje serioze e shtetit tonë

30/01/2026 - 14:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Plagoset në Mitrovicë F.H., arrestohet i dyshuari Q. Kurti

    Plagoset në Mitrovicë F.H., arrestohet i dyshuari Q. Kurti

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • U zbuluan duke ofruar shërbime dermatologjike pa licencë, Inspektorati gjobiti rëndë doktorët e Klinikës “Hermosa” (Dokument)

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dosja Jeffrey Epstein nxjerr në pah komunikime ku përmendet Behgjet Pacolli

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Grupi multietnik pa Vetonin, deputeti e akuzon ministrin në detyrë të qeverisë “Kurti”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nga akuzat e ashpra ndaj Kosovës te emailet me Epstein, zbulohet përfshirja e ish-sekretarit të KiE-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë