Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoti i pakënaqur me rezultatin zgjedhor të LDK-së, kritikon ashpër Adixhikun: LDK-ja ka nevojë për lidership të ri

18/03/2025 - 11:15
në Kryesore, Lajme
A A
Hoti: S’ka logjikë që Kurti me gjithë këto mashtrime, të zgjidhet sërish kryeministër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati i LDK-së, Avdullah Hoti, nuk është shprehur i kënaqur me rezultatin që LDK-ja e k arritur në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka bërë me dije se rezultati nuk është as i përafërt me atë që kanë shprehur ai dhe strukturat e LDK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka kritikuar ashpër lidershipin aktual të LDK-së.

Ai ka vlerësuar se LDK-ja ka nevojë për lidership të ri.

“LDK-ja ka nevojë për një lidership me qasje ekipore, që është gjithëpërfshirës, me orientime të qarta politike të qendrës së djathtë, që mbledh rreth vetes profesionistë dhe e rikthen LDK-në në epiqendrën e profesionistëve më të mirë të Kosovës, siç ka qenë LDK-ja. LDK-ja ka nevojë për një lidership që punon me transparencë të plotë karshi strukturave partiake në të gjitha nivelet, që e kthen partinë në funksionimin statutar, që merr vendime kolegjiale në bazë të statutit të LDK-së (që është kushtetuta e partisë) dhe në konsultim të gjerë me strukturat qendrore dhe lokale të partisë”, ka shkruar ai, duke treguar se cfarë lidershipi i duhet kësaj partie.

“LDK-ja ka nevojë për një lidership ekipor që i fashit përçarjet, që tregon kujdes ndaj të gjithë aktivistëve të rinj e të vjetër, që i bën bashkë të gjitha copat e LDK-së në të katër anët e vendit dhe në diasporë. Një lidership i tillë është thelbësor për bashkimin, fuqizimin dhe kthimin e LDK-së në parimet e saj bazë, si parakusht për të rifituar besimin e qytetarëve për të udhëhequr me Kosovën. Besoj fuqishëm se i gjithë lidershipi aktual i LDK-së duhet të mbështesë këtë ndryshim në LDK, duke i hapur rrugë ndryshimit, duke u bërë pjesë e lidershipit të ri. I bëj thirrje lidershipit aktual të mbështesë këtë ndryshim për interesin e LDK-së dhe të Kosovës. Të gjithë në LDK jemi të vetëdijshëm se vetëm së bashku mund ta rikthejmë besimin e madh të qytetarëve tek LDK-ja”, ka shkruar Hoti.

Në statusin e gjatë të tij, ai ka treguar se ku ka çaluar fushata zgjedhore e LDK-së.

“Orientimi i lidershipit aktual për të bërë prerje të panatyrshme, si dhe distancimi nga e kaluara e lavdishme shtetformuese e LDK-së, pavarësisht sfidave e lëshimeve gjatë rrugëtimit të lidershipeve të kaluar, kanë zvetënuar besimin e elektoratit tradicional të LDK-së. Në vend të ndërtimit mbi ato arritje të LDK-së, lidershipi aktual ka krijuar distancë ndaj njerëzve dhe arritjeve të Kosovës gjatë qeverive të udhëhequra nga LDK-ja. Personalizimi i fushatës zgjedhore, përbërja e listës, renditja e kandidatëve në listë, paraqitja dhe favorizimi medial i një liste të ngushtë të kandidatëve të LDK-së, si dhe çështje të tjera para dhe gjatë fushatës, kanë dëmtuar kohezionin e brendshëm partiak, me gjithë përpjekjet e të gjithë neve për t’i tejkaluar ato pakënaqësi. Votimi disproporcionale në diasporë e ka rënduar dhe cenuar më tutje atmosferën kolegiale dhe bashkëpunuese brenda LDK-së”, ka vlerësuar Hoti.

Ai ka përmendur edhe çështjen votave të diasporës me anë të postes, ku disa kandidatët të LDK-së për deputet janë votuar shumë me tepër se elektorati në Kosovës.

“Përveç rezultatit të dobët në zgjedhje, një shqetësim tjetër është paraqitur me votat e diasporës. Në votimin në ambasada, një parti politike (LVV) është votuar në mënyrë tepër joproporcionale krahasuar me votimin në Kosovë. Në votimin me postë, disa kandidatë të listës së LDK-së janë votuar po ashtu joproporcionalisht krahasuar me votimin në Kosovë. Të dy këto dukuri, kur analizohet komunë për komunë, duket qartë se nuk janë aspak të natyrshme. Ky fenomen ka krijuar pasiguri në gjithë procesin zgjedhor. Përtej kësaj, në rastin e LDK-së është lënduar kohezioni i brendshëm i strukturave të partisë, si dhe është cenuar besimi i votuesit tradicional të LDK-së dhe integriteti që ka pasur shtëpia jonë politike për 35 vite”, ka shkruar Hoti.

JU REKOMANDOJMË

Gazetari Gashi bën pjesë të dhjetëshes së VV-Guxo 105-shin Tafil Peci
Lajme

Gazetari Gashi bën pjesë të dhjetëshes së VV-Guxo 105-shin Tafil Peci

27/12/2025 - 16:14
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
Lajme

Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë

27/12/2025 - 16:06
U sanksionua nga Trumpi: Si e pësoi ish-gjykatësi i Gjykatës Speciale?
Kryesore

U sanksionua nga Trumpi: Si e pësoi ish-gjykatësi i Gjykatës Speciale?

27/12/2025 - 15:29
Radhë të gjata votuesish në Ambasadën e Kosovës në Shtutgart
Kryesore

Radhë të gjata votuesish në Ambasadën e Kosovës në Shtutgart

27/12/2025 - 15:08
Hamiti: Fitorja e partive tradicionale dhe humbja e VV-së, mundësi për ta kthyer Kosovën në rrugë të mbarë
Kryesore

Hamiti: Fitorja e partive tradicionale dhe humbja e VV-së, mundësi për ta kthyer Kosovën në rrugë të mbarë

27/12/2025 - 14:46
E zëshmja Jeta Statovci rikandidon për deputete – garon me numrin 17 në listën VV-GUXO
Lajme

E zëshmja Jeta Statovci rikandidon për deputete – garon me numrin 17 në listën VV-GUXO

27/12/2025 - 14:32

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Zarfi i zi arrin në shtëpi, ja reagimi i Albës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Armatosja e Kosovës, ish-komandanti i Forcave Detare shqiptare: Banjska ndryshoi krejt skemën e sigurisë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Sonte në Prime të Big Brother do të këndojë një kandidat për deputet!

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë