Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U sanksionua nga Trumpi: Si e pësoi ish-gjykatësi i Gjykatës Speciale?

27/12/2025 - 15:29
në Kryesore, Lajme
A A
U sanksionua nga Trumpi: Si e pësoi ish-gjykatësi i Gjykatës Speciale?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-gjyqtari i Gjykatës Speciale për Kosovën, tani pjesë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), është vënë në shënjestër të sanksioneve të ashpra të administratës Trump. Për shkak të urdhërarrestit ndaj udhëheqësve izraelitë, Nicolas Guillou e gjen veten të radhitur krahas terroristëve në listat e zeza të Uashingtonit, duke humbur qasjen në llogari bankare, karta krediti dhe shërbime bazë digjitale, shkruan Telegrafi.

Francezi Nicolas Guillou ka një vit që punon në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN), e cila ndjek krimet e luftës dhe e ka selinë në Hagë. Më parë, 50-vjeçari Guillou, i cili është ekspert i së drejtës ndërkombëtare, ka punuar për tribunalet speciale të Kosovës dhe Libanit.Në vitin 2023, Guillou dhe krerë të tjerë të GJPN-së lëshuan një urdhërarrest kundër presidentit rus, Vladimir Putinit për shkak të krimeve kundër njerëzimit sipas Kartës së OKB-së. Akuza përmend sidomos kidnapimin e fëmijëve ukrainas nga Rusia. Situata ndryshoi në nëntor 2024, kur GJPN shpalli në kërkim edhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant. Ata dyshohen se kanë kryer gjenocid në Gaza.

banner
SHBA-ja, si fuqi mbrojtëse e Izraelit, me urdhër të Trumpit, u mobilizua menjëherë kundër GJPN-së në Hagë. Ndaj nëntë gjyqtarëve dhe tre prokurorëve u vendosën gjithashtu sanksione. Mes tyre është edhe Guillou.

Në intervistën e tij të vetme deri më tani për gazetën franceze “Le Monde”, ai tregoi se për qytetarët dhe kompanitë amerikane ai është tashmë një “persona non grata” (person i padëshiruar). Çdo kontakt me të është i ndaluar. Ai nuk ka më qasje ndaj platformave si Amazon, Airbnb ose PayPal.

“Për shembull, bëra një rezervim hoteli në Francë përmes Expedia. Disa orë më vonë mora një e-mail ku thuhej se kjo nuk ishte e mundur për shkak të sanksioneve”, raportoi ai.

Edhe një bankë franceze me marrëdhënie në SHBA i ka mbyllur llogaritë e Guillou. Kartelat e tij të kreditit si Visa, American Express ose Mastercard më nuk funksionojnë.

“Nga një ditë në tjetrën mbetesh pa mjete pagese”, shpjegoi Guillou, i cili për drejtësinë amerikane tashmë është po aq i izoluar sa 15 mijë terroristë, krerë bandash apo bosë të mafias në listën e sanksioneve të Uashingtonit.Fuqitë e mëdha (SHBA, Rusia), përmes vetos së tyre, parandalojnë hetimet e GJPN-së në territorin e tyre ose te aleatët si Izraeli. Megjithatë, Putin u akuzua nëpërmjet Ukrainës, ndërsa Netanyahu nëpërmjet Palestinës — një manovër juridike e së drejtës ndërkombëtare. Kjo mbështetet nga organizatat e të drejtave të njeriut./Telegrafi

JU REKOMANDOJMË

Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri
25/05/2026 - 00:13

Pas zgjedhjes së Ardian Gjinit si kryetar i partisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e X-të Zgjedhor ka marrë edhe disa vendime të tjera. Në këtë...

Më shumëDetails

Hasanpapaj i LDK-së për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë: Paradë politike, kërkujt s’ka me ja konfisku pasurinë

Hasanpapaj i LDK-së për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë: Paradë politike, kërkujt s’ka me ja konfisku pasurinë
24/05/2026 - 23:33

Bardhyl Hasanpapaj, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, ka folur për Byronë për Konfiskimit të Pasurisë së Paluajtshme. Hasanpapaj në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini...

Më shumëDetails

Si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine

Si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine
24/05/2026 - 23:30

Arrestimi i fundit i trafikantit të dyshuar shqiptar të drogës, Ervin Mata, në Brazil, është shembulli më i fundit i mënyrës se si ofruesit e shërbimeve kriminale me...

Më shumëDetails

34-shi i LDK-së, Hasanpapaj: Hyra në politikë për të bashkuar, jo për të përçarë

34-shi i LDK-së, Hasanpapaj: Hyra në politikë për të bashkuar, jo për të përçarë
24/05/2026 - 23:00

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet me numër 34, Bardhyl Hasanpapaj, ka thënë se në politikë ka hyrë për të bashkuar, jo për të përçarë. “Nuk...

Më shumëDetails

Fushata online: Profilet e rreme, rrisin e nxisin përçarje – Bajra: Këto platforma blihen me çmim shumë të vogël (VIDEO)

Fushata online: Profilet e rreme, rrisin e nxisin përçarje – Bajra: Këto platforma blihen me çmim shumë të vogël (VIDEO)
24/05/2026 - 22:27

Më shumë se për program e plane, disa politikanë po shpenzojnë për të blerë pëlqime e reagime në rrjete sociale. Diçka e tillë për ekspertët e kësaj fushe...

Më shumëDetails

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu merr mbështetje të fuqishme në Komogllavë të Ferizajt

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu merr mbështetje të fuqishme në Komogllavë të Ferizajt
24/05/2026 - 22:20

Kandidati i PDK-së për deputet dhe njëherësh nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, është takuar me banorë të fshatit Komogllavë me të cilët ka folur për vizionin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Shpresa Latifi Shala shpallet mësimdhënëse e vitit në Mitrovicë nga “Hamilton House Kosovë”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Santi ‘trazon’ rrjetin me këtë pamje nga ashensori

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë