<strong>Kandidati për deputet i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se dje situata me energjinë në shumë fshatra dhe në qytetin e Rahovecit ka qenë rënduar.</strong “Dje, situata me energjinë elektrike në shumë fshatra të Rahovecit dhe në qytet ka qenë e rënduar. Me orë të tëra nuk ka pasur furnizim. Situatë e njëjtë, me gjasë, është edhe në rajone të tjera. E kemi ngritur në vazhdimësi këtë problem, por situata nuk po përmirësohet. Papërgjegjësi totale. Menaxhimi i situatës nga ana e KEDS-it është i papranueshëm.” Ai ka shtuar se pasiguria e furnizimit me energji elektrike çrregullon çdo planifikim familjar për festat e fundit të vitit. “Bizneset detyrohen të ndërpresin punën apo të punojnë me kosto të rritura.” Ai ka thënë se vitet e fundit sektori i energjisë është menaxhuar tmerrësisht keq. “Fatkeqësisht, gjithë këto vite sektori i energjisë është menaxhuar tmerrësisht keq. Pesë vite pa asnjë kapacitet të ri energjetik. Projektet e iniciuara në qeveritë paraprake janë ndërprerë, duke krijuar terren për import enorm të energjisë elektrike.” <iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Favdullah.hoti%2Fposts%2Fpfbid02rA4yWTniR9z8kdsBUWD3qr7LEbd9fw8N26bb12dNMd7ayjQa6RXmjh5QV82RV8rgl&show_text=true&width=500" width="500" height="297" frameborder="0" scrolling="no" allowfullscreen="allowfullscreen"></iframe>