Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoti tregon të dhënat e Doganës së Kosovës: Shifra të “frikshme” të importimit të mishit e qumështit, shikojeni sa ka rënë prodhimi vendor

24/02/2023 - 09:40
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Hoti tregon të dhënat e Doganës së Kosovës: Shifra të “frikshme” të importimit të mishit e qumështit, shikojeni sa ka rënë prodhimi vendor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se rritja e importit të produkteve bujqësore në vitin 2022 është shenjë e qartë se sa shumë ka rënë prodhimi vendor në vend.

Hoti ka treguar statistikat e Doganës së Kosovës duke ngritur shqetësimin për rënien e prodhimit vendor.

“Që nga fundi i vitit 2021 e kam theksuar disa herë, se nëse nuk rritet menjëherë mbështetja për bujqit, rritja e konsiderueshme e çmimit të inputeve bujqësore (farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve) do të dëmtojë prodhimin vendor. Dje e kam përsëritur këtë shqetësim pasi çmimet e këtyre inputeve bujqësore po vazhdojnë të rriten.
Ministri i Bujqësisë, në vend se të sqaroj se çfarë po bën për të zbutur krizën për bujqit, kishte shkruar një pamflet me plot tallje e cinizëm. Faktet tregojnë se efektet e punës së tij janë zero.
Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, gjatë vitit 2022 krahasuar me vitin 2021:

Importi i llojeve të ndryshme të grurit është rritur me 63% (2021 – 22.7 mil euro, 2022 – 36.9 mil euro).
Importi i llojeve të ndryshme të mishit është rritur me 51% (2021 – 82.5 mil euro, 2022 – 124.5 mil euro).
Importi i gjedheve për therje është rritur me 42% (2021 – 45.2 mil euro, 2022 – 64.2 mil euro).
Importi i qumështit dhe produkteve të qumështit është rritur me 32% (2021 – 56.8 mil euro, 2022 – 75.2 mil euro).
Kjo rritje është tepër e madhe pavarësisht rritjes së inflacionit. Nuk ka gjasa që në Kosovë më 2022 të jetë rritur kaq shumë konsumi i qumështit, grurit apo mishit. Kështu që, këto shifra tregojnë se ka rënë prodhimi vendor, dhe se konsumi është plotësuar nga rritja e importit.
Le t’ia sqaroj dikush Ministrit të nderuar këto të dhëna. Në ditët e ardhshme do të publikohen edhe të dhëna të tjera për të demaskuar mashtrimin dhe dështimin e kësaj qeverisje” shkruan Hoti në reagim.

JU REKOMANDOJMË

“Bllokada politike”/ Shefi i Zyrës së BE’së arrin në Presidencë
Kryesore

“Bllokada politike”/ Shefi i Zyrës së BE’së arrin në Presidencë

21/07/2025 - 15:32
“Mos na largoni nga Kosova” – aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë kërkojnë hetim rreth testit
Lajme

“Mos na largoni nga Kosova” – aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë kërkojnë hetim rreth testit

21/07/2025 - 15:23
Këta janë dy të arrestuarit për incidentin në Gjakovë ku humbën jetën tragjikisht dy punëtorë – Rasti po hetohet për rrezikim të sigurisë në vendin e punës
Lajme

Këta janë dy të arrestuarit për incidentin në Gjakovë ku humbën jetën tragjikisht dy punëtorë – Rasti po hetohet për rrezikim të sigurisë në vendin e punës

21/07/2025 - 14:54
FSK-ja viziton FARSH-in, rikonfirmohet bashkëpunimi ndërmjet dy ushtrive
Lajme

FSK-ja viziton FARSH-in, rikonfirmohet bashkëpunimi ndërmjet dy ushtrive

21/07/2025 - 14:45
Arrestohen investitori dhe punëkryesi pas vdekjes së dy punëtorëve, në Gjakovë
Kryesore

Arrestohen investitori dhe punëkryesi pas vdekjes së dy punëtorëve, në Gjakovë

21/07/2025 - 14:17
Vëllai i Agon Zejnullahut: Çdo vendim tjetër përveç paraburgimit për policët na shtyn të mendojmë për opsionet tjera
Lajme

Vëllai i Agon Zejnullahut: Çdo vendim tjetër përveç paraburgimit për policët na shtyn të mendojmë për opsionet tjera

21/07/2025 - 14:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën, kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër

    Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën, kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë dy punëtorët që vdiqën pasi ranë nga lartësia në vendin e punës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Koci paralajmëron befasi para Kuvendit: “Situata tash ka eskaluar”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Helmohet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Serwer për sigurinë në Kosovë: FSK ndoshta shumë shpejt, do ketë përgjegjësi të mëdha

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë