Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Enver Hoxhaj, ka folur për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së për të cilin ka thënë se duhet të sjellë drejtim të ri politik e përballje të ashpër me Kurtin, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në emisionin “Shteg” me Dibran Hoxhën, ai ka shprehur gatishmëri për garë por vendimin do ta marrë kur të hapet gara brenda partisë.
“PDK-ja ka nevojë ta rigjejë rolin e saj, ashtu si e tërë opozita. PDK-ja ka nevojë të ketë koncept të qartë politik që zgjedhja e kryetarit të ri nuk është zgjedhje e personazhit të ri, por është përcaktim i një drejtimi të ri. Kosova ka nevojë të ketë një parti politike të madhe në opozitë”, është shprehur ai./Veriu.info/












