Analisti Dibran Hoxha ka shprehur shqetësimin për humbjen e jetëve të tre punëtorëve sot si pasojë e lëndimeve që pësuan gjatë punës.
Ai theksoi se lajmi kryesor i ditës është kjo tragjedi, dhe jo Kuvendi apo veprimi i avokatit Koci.
“Mendoj që ngjarja kryesore e ditës nuk është Koci e as Parlamenti. Tre punëtorë kanë vdekë sot në vendet e tyre të punës, dy kanë vdekë në Gjakovë dhe një prej lëndimeve të mëhershme që i ka marrë.
Ndërsa 18 persona kanë vdekur në vendet e tyre të punës nga janari deri më sot, që është me nxjerrë diskutimin”, tha Hoxha në “Pressing”.