Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxhaj: Absurde që shumica parlamentare nuk e mbështeti rezolutën për Policinë e Kosovës

05/10/2023 - 15:21
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Hoxhaj: Absurde që shumica parlamentare nuk e mbështeti rezolutën për Policinë e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një fjalimi në seancën e sotme të Kuvendit tha se synimi i PDK-së për votimin e një rezolute për Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë, është që të bëhet një politikë e re e sigurisë në vend.Hoxhaj në foltoren e Kuvendit u shpreh se sot ishte absurde që shumica parlamentare nuk deshi të bëjë asnjë veprim në mbështetje të Policisë së Kosovës, pas aktit të agresionit të Serbisë kundër Kosovës më 24 shtator.

“Me 24 shtator ka ndodhë një akt i agresionit në Republikën e Kosovës, dhe sot ishte absurde që shumica parlamentare nuk do të bëjë asnjë veprim në mbështetje të Policisë së Kosovës, sa i takon shtesës së sigurisë dhe pensioneve për ta.Ajo se çfarë synon PDK të thotë është kjo: që siguria pas 24 shtatorit është para normalizimit, është prioriteti më i lartë që ka Republika e Kosovës dhe ne do të duhej ta miratojmë një rezolutë, e cila edhe Policinë e Kosovës, edhe FSK-në dhe institucionet tjera të sigurisë do t’i bënte të kishin një politikë të re të sigurisë që të kenë më shumë buxhet, e më shume staf dhe pajisje ushtarake. Neve na duhet një mënyrë e re e të menduarit për atë se çfarë ka ndodhë më 24 shtator!”, deklaroi deputeti i PDK-së.

Tutje, ai ftoi kryeministrin Albin Kurti dhe pozitën që të kenë unitet sa i përket sigurisë në Kosovë.

“Ftoj kryeministrin, meqë më 24 shtator ka qenë një fitore e shtetit, e Policisë së Kosovës, dhe meqë kemi hyrë në një fazë të re të asaj se çfarë ka qenë Kosova me 24 shtator dhe meqë nuk po duam që këtë ta shndërrojmë në një debat të brendshëm, por po duam që të kemi unitet për çështjet e sigurisë, kjo propozim rezolutë nuk ishte asgjë më shumë se veç unitet”, tha Hoxhaj.

“Meqë Serbia ka qenë armik i shtetit të Kosovës deri më 1999, më 24 shtator ka treguar se vazhdon të jetë e tillë dhe në këtë fazë të re ne duhet të hyjmë mirë të përgatitur dhe mirë të menduar”, shtoi në fund, ish-ministri i jashtëm i Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Kompania Union Sh.P.K. ka njoftuar opinionin publik se formula për foshnje Aptamil AR 1 është e sigurt për përdorim
Ekonomi

Kompania Union Sh.P.K. ka njoftuar opinionin publik se formula për foshnje Aptamil AR 1 është e sigurt për përdorim

24/12/2025 - 19:07
Hamza uron amerikanët në Ditën e Falënderimeve: Mirënjohës për mbështetjen historike ndaj Kosovës
Lajme

Hamza uron Krishtlindjet: Të bashkohemi në vlerat më të mira njerëzore

24/12/2025 - 18:53
Aksion në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar- i sekuestrohet vetura që ishte në kërkim nga Suedia
Lajme

Aksion në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar- i sekuestrohet vetura që ishte në kërkim nga Suedia

24/12/2025 - 18:48
A e mbështesin Kurtin apo Hamzën për kryeministër? Flasin deputetët e komuniteteve jo-serbe
Lajme

Hamza i gatshëm për përballje televizive me Albin Kurtin “në cilëndo studio”

24/12/2025 - 18:33
Kaq janë pritjet për të dalë nga Merdara dhe Dheu i Bardhë
Lajme

Kjo është gjendja në pikat kufitare?

24/12/2025 - 18:10
Gaxherri: Bllokada e Kuvendit nuk i konvenon askujt, pos Kurtit dhe VV-së
Kryesore

Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëllimshme e Serbisë për destabilizimin e Kosovës

24/12/2025 - 18:01

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Vazhdon skandali me mishin me bakterien Salmonella, kompanisë “Kajmak” Sh.P.K. nga Prizreni i asgjësohen mbi 2 mijë kg

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Loni Dekor lanson me sukses AI – Intelegjencën artificiale të parë të brendshme

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, MPJD del me njoftim të rëndësishëm për diasporën

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Oferta e fundvitit nga “Butrinti Group”: Blej banesë në Arbëri (ish Dragodan) me ofertë speciale dhe përfito garazh falas

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë