Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qenë i ftuar në njërin nga emisionet në ATV, duke shpalosur programin e partisë së tij me kandidat për kryeministër Bedri Hamzën.
Ai është zënë ngushtë nga gazetari Lavdim Hamidi kur po diskutohej politika e jashtme e Kosovës, pasi gazetari iu drejtuar se programi zgjedhor i PDK-së ka kapitullin e fundit politikën e jashtme duke e pyetur nëse janë të kënaqur me diplomacinë e Gërvallës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Hoxhaj pasi kritikoi qeverisjen aktuale, mundohej ta arsyentonte këtë gjë duke thënë se ky është një program zgjedhor e jo program qeverisës.
Përballjen e plotë mund ta shihni në këtë VIDEO