Enver Hoxhaj, ka ripublikuar sot reagimet e tij në ditën kur ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli, u morën nga Gjykata Speciale. Duke kujtuar 4 vjetorin e kësaj ngjarjeje, Hoxhaj ka ripublikuar reagimet që i bëri 4 vite më parë për arrestimet e secilit, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, më 5 nëntor të vitit 2020.
Në ripublikimet e tij të bëra në rrjetin social Facebook, ish-ministri i jashtëm, tani deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, për Hashim Thaçin ka shkruar: “Gjithmonë me ty miku im! Historia jonë e fitores nuk ndryshohet, tjetërsohet, devijohet apo delegjitimohet!”.