Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka ngelur në klasën e parë

22/06/2024 - 17:49
në Kryesore, Lajme
A A
Hoxhaj: Votat kundër Kosovës në KiE, tregojnë për ndikimin serb në rajon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e kaluara, Enver Hoxhaj ka thënë se partitë opozitare në Kosovë duhet të krijojnë një ‘bllok tematik’ për ta kthyer siç tha ai shtetin në binarë.

Ai thotë se Qeveria Kurti ka ngelur në “klasën e parë”.

“Unë mendoj që opozita gabon, nëse nuk e krijon një bllok, jo një marrëveshje parazgjedhore, jo një bllok opozitar të unifikuar, por një bllok tematik dhe një udhërrëfyes se si mund ta rikthen opozita dhe cili është vullneti i opozitës për ta rikthyer Kosovën në binarë”, tha Hoxhaj.

Ai shtoi se nëse nuk krijohet ky bllok atëherë opozita nuk ka të drejtë që pas pesë vitesh të kritikoj krerët e shtetit.

“Nëse PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja…nuk e kanë një vullnet politik, nuk e kanë një udhërrëfyes dhe nuk e kanë një qartësi të plotë se si ta largojnë zotin Kurti nga pushteti jo për ta larguar nga pushteti, pse është në pushtet dhe ne jemi në opozitë, po për ta rikthyer vendin në binar, meqë rizgjedhja e mundshme e zotit Kurti edhe për një mandat jo që do ta bllokonte shtet ndërtimin e Kosovës, por do ta çmontonte edhe më tutje një Kosovë sovrane dhe të pavarura”, tha Hoxhaj në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com.

Nënkryetari i PDK-së u shpreh se partia të cilës i takon (PDK) janë të gatshëm për zgjedhje të reja kurdo që mbahen ato.

“Ne si PDK jemi të gatshëm edhe për zgjedhjet e reja, kurdo që mbahen ato, kemi insistua që të ketë sa më herët. Por ne jemi të gatshëm që së bashku me subjektet tjera në opozitë t’ia japim një formë të re të qeverisjes, Republikës së Kosovës, dhe mendoj që Kosova ka nevojë për një politikë edhe të mençur edhe të hapave të vegjël edhe të një koordinim që ta rikthejmë vendin përsëri në binarë qetësimi”, u shpreh Hoxhaj.

Hoxhaj shtoi se nëse Kosova përfundon, edhe më tutje e izoluar në raport me NATO-n, në raport me Bashkimin Evropian, s’ka njohje, s’ka trajtim në organizata të ndryshme ndërkombëtare, një politikë popullsitë anti-perëndimore, “unë kam frikë që edhe shoqëria, pas katër-pesë vitesh, mund të jetë më pak liberale mund të jenë më pak demokratike mund të jenë më shumë anti-perëndimore sesa sot”.

JU REKOMANDOJMË

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente
23/08/2026 - 21:06

Rastet e fundit të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë vënë në lëvizje sindikalistët. Për shkak të situatës së krijuar, Sindikata...

Më shumëDetails

Joe dhe Shirley DioGuardi marrin nesër shtetësinë e Kosovës

Joe dhe Shirley DioGuardi marrin nesër shtetësinë e Kosovës
23/08/2026 - 20:50

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do t’ua dorëzojë nesër dekretin e shtetësisë së Kosovës ish-kongresistit amerikan Joe DioGuardi dhe aktivistes Shirley Cloyes...

Më shumëDetails

U zotuan të dalin me ’emra konkretë, në takimin e radhës’: Pesë ditë asgjë të re nga VV dhe LDK

U zotuan të dalin me ’emra konkretë, në takimin e radhës’: Pesë ditë asgjë të re nga VV dhe LDK
23/08/2026 - 20:16

Pesë ditë kanë kaluar pa asnjë zhvillim të ri nga Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për çështjen e presidentit. Krerët e dy partive patën zhvilluar takim mbi...

Më shumëDetails

Nesër kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë në autoudhë

Nesër kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë në autoudhë
23/08/2026 - 19:59

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të vendoset kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20...

Më shumëDetails

Mbi 41 mijë qytetarë të Kosovë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

Mbi 41 mijë qytetarë të Kosovë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës
23/08/2026 - 19:44

Vijon fluksi i lartë i hyrjeve nga Kosova drejt Shqipërisë, me destinacion kryesisht bregdetin shqiptar, ndërsa fundjava ka shënuar një lëvizje të konsiderueshme në pikën kufitare të Morinës....

Më shumëDetails

PDK paralajmëron paraqitjen në Kuvend të hënën – kërkon vazhdimin e seancës konstituive

PDK paralajmëron paraqitjen në Kuvend të hënën – kërkon vazhdimin e seancës konstituive
23/08/2026 - 19:21

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka njoftuar se të hënën, më 24 gusht, nga ora 11:00, do të jetë në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë