Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxhaj: Vetëm PDK rikthen besimin e aleatëve, Kosova ka nevojë për një marrëveshje strategjike të sigurisë me SHBA-në

05/01/2025 - 21:16
në Kryesore, Lajme
A A
Hoxhaj: Pas agresionit në Banjskë, duhet një marrëveshje e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një intervistë të fundit, Enver Hoxhaj ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës është partia e vetme që garanton partneritet të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.Ai ka vënë theksin te nevoja për një marrëveshje strategjike të sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO si prioritet për vitin 2025.

“Unë mendoj që Kosova ka nevojë që ta nënshkruajë një marrëveshje strategjike të sigurisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova ka nevojë që ta ketë mbështetjen amerikane për t’u anëtarësuar në NATO dhe nuk ka ndonjë qëllim më madhor për Kosovën në vitin 2025 se sa kërkesa jonë që të bëhemi shtet anëtar i NATO-s.”, ka thënë Hoxhaj.“Politika fillon dhe mbaron me ekip. Ekipi që do të mbështesë z. Hamza do të sigurojë rikthimin e besimit të SHBA-së dhe BE-së mbi Kosovën,” tha Hoxhaj, duke theksuar se asnjë parti tjetër nuk ka kapacitetin për të ndërtuar një partneritet të ri dhe të qëndrueshëm me aleatët perëndimorë.

Hoxhaj, në Infokusi, po ashtu foli për nevojën e përshpejtimit të integrimit evropian të Kosovës, duke u fokusuar në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe sigurimin e njohjeve të reja.“Krahas kësaj, ne duhet të shohim se si ta marrim statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian ta rikthejmë politikën tonë me marr njohje të reja nga vendet e ndryshme anëtarësime të reja në organizata të ndryshme ndërkombëtare një politikë të mençur në Ballkan në rajon.”, u shpreh ai.

Në fushën e ekonomisë, ai theksoi problemet kryesore të vendit: papunësinë, pagat e ulëta dhe sektorin privat të nënzhvilluar, duke e konsideruar Bedri Hamzën si kandidatin më të duhur për të zgjidhur këto sfida.“Problemi kryesor i Kosovës sot është ekonomia. Gjatë dy viteve të fundit, 200,000 njerëz janë larguar nga vendi, dhe kjo është një goditje e madhe për ekonominë,” tha Hoxhaj.

Ai përfundoi intervistën duke nënvizuar se ndryshimi më 9 shkurt është i pashmangshëm dhe do të sjellë një vizion të ri për vendin.Partia Demokratike e Kosovës në planin e saj të qeverisjes, me të cilin garon në këto zgjedhje, te fusha e politikës së jashtme, ajo ka renditur si pikë të rëndësishme edhe thellimin e marrëdhënieve strategjike bilaterale me SHBA-në, në nivel politik, ekonomik, kulturor, social, përveçse në atë të sigurisë.

Programi i PDK-së, thotë se do të punojnë për zgjerimin e marrëdhënieve me ShBA-në përtej fushës së sigurisë, duke forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor, duke përfshirë projekte të përbashkëta në fushat e teknologjisë, arsimit dhe zhvillimit kulturor, duke bërë që lidhjet Kosovë – ShBA të bëhen më të fuqishme dhe të qëndrueshme.

JU REKOMANDOJMË

“Reagim shumë simpatik”, nënkryetarja e re e Prishtinës komenton statusin e Donjeta Sahatçiut
Lajme

Lushaku: S’e votojmë as Konjufcën, po të donim do ta votonim origjinalin

05/11/2025 - 08:14
Opozita s’ka votë as për mandatarin e dytë – Fillon numërimi mbrapsht për Konjufën
Kryesore

Opozita s’ka votë as për mandatarin e dytë – Fillon numërimi mbrapsht për Konjufën

05/11/2025 - 08:05
Selimi: Çka janë edhe dy javë bllokadë për dosta – Taman me ja mundesu Kurtit zgjedhjet me 28 dhjetor
Lajme

Selimi: Çka janë edhe dy javë bllokadë për dosta – Taman me ja mundesu Kurtit zgjedhjet me 28 dhjetor

04/11/2025 - 22:57
Ekspertët: Arrestimi nga Serbia, shkelje e sovranitetit të Kosovës
Lajme

Ekspertët: Arrestimi nga Serbia, shkelje e sovranitetit të Kosovës

04/11/2025 - 22:33
Haradinaj: Mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë
Lajme

Daut Haradinaj: Nuk kam votë për Glauk Konjufcën

04/11/2025 - 22:12
Selimi – Kurtit: “Nëse je BABA, je përgjegjës për qeverisjen, problemet e hallet e njerëzve”
Lajme

Petrit Selimi dyshon që “dy javë bllokadë” janë bërë për dosta me ia mundësu Kurtit zgjedhjet në fundvit

04/11/2025 - 22:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • LAJMI I FUNDIT: Dyshohet se grupe serbe kanë ndërhyrë në rrjetin e Policisë së Kosovës në Jarinjë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • LAJMI I FUNDIT: Kurti shkon në takim te Vjosa Osmani

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kurti cakton mandatar të ri për qeverinë? Raportohet se KP i VV’së mblidhet për të votuar

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Lajmërohet pas disa muajsh Mefail Shkodra në arrati: Do të dorëzohem në Polici me djemtë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë