Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Opozita s’ka votë as për mandatarin e dytë – Fillon numërimi mbrapsht për Konjufën

05/11/2025 - 08:05
në Kryesore, Lajme
A A
Opozita s’ka votë as për mandatarin e dytë – Fillon numërimi mbrapsht për Konjufën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje po tenton për herë të dytë të formojë qeverinë e Kosovës, edhe pse nuk ka vota të siguruara në Kuvend.

Të martën, kjo parti propozoi nënkryetarin e saj, Glauk Konjufca, për kryeministër. Pak orë më vonë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e mandatoi atë për formimin e Qeverisë. Konjufca ka kërkuar mbështetjen e opozitës, por ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me të. Partitë opozitare janë shprehur kundër dhënies së mundësisë së dytë për formimin e qeverisë nga VV-ja.

Presidentja Osmani theksoi se mandatimi i Konjufcës është një obligim kushtetues.

“Neni 95, paragrafi 4 i Kushtetutës së Kosovës përcakton qartë se brenda 10 ditësh presidentja emëron kandidatin tjetër në rast se dështon i pari. Kushtetuta nuk i lë hapësirë kreut të shtetit për të mos emëruar kandidatin e dytë”, deklaroi Osmani.

Ajo shtoi se kriteret për mandatimin e Konjufcës ishin interesat e qytetarëve dhe funksionalizimi i institucioneve të vendit.

“Qytetarët kanë humbur mjaftueshëm nga moskrijimi i institucioneve. Verdiktin final për shumicën e votave e japin 120 deputetët e Kuvendit. Është interes i përgjithshëm që të kemi institucione dhe të miratojmë vendime të rëndësishme si zgjatja buxhetore, buxheti dhe Plani i Rritjes të Bashkimit Evropian, nga i cili Kosova përfiton mbi 800 milionë euro, si dhe marrëveshja me Bankën Botërore me rreth 100 milionë euro”, tha Osmani.

Këshilli i Përgjithshëm i VV-së vendosi të propozojë Konjufcën për kryeministër për të shmangur mbajtjen e dy palë zgjedhjeve brenda pak muajsh. Kryetari i VV-së, Albin Kurti, tha se propozimi është bërë për të siguruar funksionimin e buxhetit dhe planit të rritjes ekonomike, duke theksuar se opozita duhet të japë mbështetjen për votimin e këtyre çështjeve.

Konjufca theksoi se partia po bën kompromisin maksimal duke propozuar një qeveri ku nuk është kryeministër Albin Kurti, dhe tani është radha e opozitës për të treguar gatishmëri për bashkëpunim.

Ai nuk synon koalicion me asnjë parti opozitare, por pret votat e tyre për miratimin e buxhetit të shtetit dhe të RTK-së.

“Rrezikojmë të humbasim afatin për Planin e Rritjes, qindra miliona euro i pret Kosova. Bashkëpunimi i opozitës kërkohet vetëm për këto çështje, jo për qeveri afatgjatë me koalicione”, tha Konjufca.

Ai ka 15 ditë për të paraqitur programin dhe kabinetin para Kuvendit.

Partitë opozitare shqiptare kanë deklaruar se nuk kanë vota për Konjufcën.

Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se zgjidhje e vetme janë zgjedhjet.

“Realiteti politik është i qartë: askush nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë nga kjo legjislaturë. PDK-ja konsideron se injorimi i këtij realiteti vetëm sa do ta thellonte krizën, do ta zgjaste pasigurinë institucionale dhe do ta dëmtonte më tej stabilitetin e vendit”, thuhet në komunikatë.

E sipas kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, veprimi i Lëvizjes Vetëvendosje është shfaqje teatrale, pasi nuk i ka votat e nevojshme.

“Tregojuni qytetarëve se secila parti shqiptare ka dhënë verdiktin politik, të deponuar tashmë në Presidencë. Ky verdikt është i qartë e i thjeshtë. Sot, matematikisht, me vullnetin e deklaruar politik, nuk ka mundësi për shumicë. Pse gjithë ky zell për lojëra pa dinjitet minimal politik? A nuk ju duken mjaft 8 muaj vonesë në shtetin më të varfër në kontinent për t’i dhënë vonesa shtesë. A është qëndrimi me çdo kusht në pushtet edhe pa legjitimitet vlerë e re politike e një gjenerate që duhet të sjellë shpresë? Këto zvarritje janë veç thellime të krizave, për të cilat do të mbahet përgjegjësi politike”, ka shkruar Abdixhiku.

Mandatimi i Konjufcës nga presidentja Vjosa Osmani, pa dëshminë se e ka shumicën e nevojshme, sipas kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, përbën shkelje kushtetuese.

“Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike. Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Haradinaj.

Përkrahje për të propozuarin e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka as Nisma Socialdemokrate.

“Sot është e qartë për të gjithë: Kuvendi i Kosovës nuk ka shumicë. Në takimin e fundit me presidenten e Republikës, të gjitha partitë politike e kanë shprehur qartë dhe zyrtarisht qëndrimin e tyre: në këtë Kuvend nuk ekziston shumicë parlamentare dhe zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e reja”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Grupi multietnik në Kuvend mbështet Konjufcën për kryeministër dhe thekson nevojën për formimin sa më të shpejtë të qeverisë dhe miratimin e buxheteve të vendit dhe të tri komunave: Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin-Potokut.

Për t’u zgjedhur kryeministër, Konjufca duhet të marrë së paku 61 vota nga 120 deputetë.

Në rast se as ai nuk arrin shumicën, vendi do të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditëve, sipas Kushtetutës.

Në legjislaturën e kaluar, Konjufca ka qenë kryetar i Kuvendit.

JU REKOMANDOJMË

Dalin rezultatet e intervistimit të pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Dalin rezultatet e intervistimit të pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit
01/07/2026 - 21:05

Paneli Vlerësues ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit. Rezultatet u publikuan pas zhvillimit të procesit të intervistimit sot (e mërkurë), raporton “Betimi për...

Më shumëDetails

Sami Lushtaku reagon për largimin e gazetares nga RTK’ja: Televizioni publik mekanizëm propagande në shërbim të pushtetit

Sami Lushtaku reagon për largimin e gazetares nga RTK’ja: Televizioni publik mekanizëm propagande në shërbim të pushtetit
01/07/2026 - 20:52

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, thotë se dorëheqja e gazetares nga RTK, Arlinda Sejda, “është një alarm i madh për lirinë e medias në Kosovë”. Lushtaku deklaron se...

Më shumëDetails

Dita e 32-të e tubimit të Tiranë, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 32-të e tubimit të Tiranë, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
01/07/2026 - 20:25

Po mbahet në Tiranë dita e 32-të e tubimit të qytetarëve.Ashtu si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” e më pas kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë,...

Më shumëDetails

Verdikti final në Hagë, Çitaku: Do të flasë drejtësia, për Kosovën, për UÇK-në

Çitaku: E frikshme tendenca e pushtetit ta shtyp çdo fjalë dhe çdo mendim kundër
01/07/2026 - 20:06

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur të turpshme shtyrjen e datës së shpalljes së aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Hagë.Përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, Behrami: TURP për çdo shtet që e financojnë Gjykatën Speciale

UÇK korr një “fitore” në Speciale, Apeli u thotë “JO” 20 personave që u paraqitën si viktima
01/07/2026 - 19:37

Gjykata Speciale ka caktuar 16 shtatorin, datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Lidhur me këtë vendim, ka reaguar deputeti...

Më shumëDetails

Haradinaj pret delegacion amerikan në Gllogjan, dedikon medalje për Daniel Serwerin dhe Mario Marquezin

Haradinaj pret delegacion amerikan në Gllogjan, dedikon medalje për Daniel Serwerin dhe Mario Marquezin
01/07/2026 - 19:28

Ramush Haradinaj nga AAK-ja, ka bërë të ditur se në Gllogjan ka pritur një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)

    Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Dallavere me çmimet e naftës: Lab Oil i Raif Gashit përfundon në gjykatë (Dokument)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Dosja: Shteti nis dy procedura në gjykatë ndaj “Al Petrol” të Shaip Mikullovcit për shkelje të çmimeve të naftës

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Dallavere me çmime të naftës në kohë krize: Shteti e dërgon në gjykatë “Benita Corporation” të Nexhat Kalludrës

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë