Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hykmetja, Hekuranit: Të mirëkuptoj pse merresh me ne, sepse s’ke çfarë thua për punët tua

04/02/2025 - 11:57
në Kryesore, Lajme
A A
Përplasja për shpenzimet e karburantit, Bajrami-Muratit: Po i referohem ZKA’së që e udhëheq motra e këshilltares së Kryeministrit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hykmete Bajrami i ka replikuar Hekuran Muratit pasi ai tentoi të tallet me planin e LDK-së.

Deputetja e LDK-së ka thënë se pushteti aktual nuk ka çfarë t’u thotë qytetarëve, sepse nuk e kanë përmbushur asnjë premtim të vetëm.

“Ministri i Financave, në tentativë për të larguar vëmendjen nga bisedat në WhatsApp, sot qenka marrë me programin e LDK-së.
Po, Hekuran, ne do të marrim borxh, sepse synojmë të ndërtojmë projekte që do t’i mbeten Kosovës për 100 vjetët e ardhshëm. Po, kemi 5 miliardë euro investime publike, por do të ketë projekte konkrete, si Central me gaz, linjë e gazit nëpër Kosovë, spitali i ri, fshati olimpik, infrastrukturë për kulturë, unaza e jashtme e Prishtinës dhe plot projekte të tjera.
Ne nuk pranojmë të vijmë në pozitën tënde që pas katër vjetësh mandat dhe 12 miliardë euro buxhet të shpenzuar, të mos jesh në gjendje të listosh as tre projekte kapitale.
Unë edhe të mirëkuptoj ty dhe kryeministrin tënd kur dilni në foltore dhe flisni krejt përçart, sepse s’keni çfarë t’u thoni qytetarëve, as çfarë t’u premtoni, sepse s’keni përmbushur asnjë premtim, asnjë të vetëm.

Në vitin 2021 ju premtuat, ndër të tjera:

Bukë më të lirë

Qumësht më të lirë

Vaj më të lirë

Sheqer më të lirë

Energji elektrike më të lirë

160 çerdhe

4,000 banesa për çiftet e reja

5 shtëpi për të moshuarit

Bankë zhvillimore

Digjitalizim të arsimit

Luftë kundër korrupsionit

Punë dhe drejtësi

Sot pas katër vjetësh mandat me 51% të votave në kuvned, me 12 miliardë euro buxhet dhe me të gjitha nivelet e pushtetit çfarë keni pët t’u thënë qytetarëve? S’ju ka mbetur tjetër veçse të tregoni barcoleta, të fyeni dhe të ofendoni, SEPSE gjatë mandatit tuaj:

Çmimi i ushqimeve u rrit mbi 50%,

U dyfishua çmimi i energjisë elektrike,

Nuk u ndërtuan as 6 çerdhe,

Asnjë banesë për çiftet e reja,

Asnjë shtëpi për të moshuarit,

S’ka bankë zhvillimore, përkundrazi, fitimi i bankave komerciale është rritur në mënyrë eksponenciale,

Për arsimin, më mirë s’po komentoj,

Korrupsioni ka lulëzuar, tenderat milionësh jepen nëpër grupe në WhatsApp,

Kemi pasur 2,123 kontrata njëburimore,

Vetë kryeministri mbron Martinin, Nagipin e të tjerë,

Kushtetuta është shkelur mbi 10 herë,

Ka lulëzuar nepotizmi,

Andaj, po Hekuran, më 9 shkurt qytetarët do të votojnë për ndryshim, do të votojnë për projekte të mëdha, do të votojnë kundër korrupsionit.
Do të votojnë me shumicë për LDK-në, numrin 124″, shkruan Bajrami në reagim.

JU REKOMANDOJMË

Gucati poston foto me Thaçin dhe përcjell mesazh të fuqishëm: “Një pranverë e re po vjen!”
Lajme

Gucati poston foto me Thaçin dhe përcjell mesazh të fuqishëm: “Një pranverë e re po vjen!”

18/01/2026 - 18:34
Qytetari gjeti kuletën me mbi 1 mijë euro në Ferizaj, e dorëzon në Polici
Lajme

Qytetari gjeti kuletën me mbi 1 mijë euro në Ferizaj, e dorëzon në Polici

18/01/2026 - 18:27
Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)
HULUMTIME

Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)

18/01/2026 - 18:25
Janina Ymeri: KEK më bllokoi në Facebook pas kritikave për prodhimin e energjisë, kjo është stretegji e pushtetit
Lajme

Janina Ymeri: KEK më bllokoi në Facebook pas kritikave për prodhimin e energjisë, kjo është stretegji e pushtetit

18/01/2026 - 17:47
Iu hoqën afro gjashtë mijë vota pas rinumërimit, reagon Fetah Paçarizi
Lajme

Iu hoqën afro gjashtë mijë vota pas rinumërimit, reagon Fetah Paçarizi

18/01/2026 - 17:29
Përfundon numërimi në 15 bashki, PS-ja i merr 12, “Bashkë Fitojmë” tri
Lajme

KQZ: Në QNR është rinumëruar mbi gjysma e vendvotimeve të përcaktuara

18/01/2026 - 17:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    482 Shpërndaje
    Shpërndaje 193 Tweet 121
  • Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Vjedhja e votave – Një ministër i Albin Kurtit rrezikon ta humbasë mandatin e deputetit

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë