Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hykmetja, Hekuranit: Të mirëkuptoj pse merresh me ne, sepse s’ke çfarë thua për punët tua

04/02/2025 - 11:57
në Kryesore, Lajme
A A
Përplasja për shpenzimet e karburantit, Bajrami-Muratit: Po i referohem ZKA’së që e udhëheq motra e këshilltares së Kryeministrit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hykmete Bajrami i ka replikuar Hekuran Muratit pasi ai tentoi të tallet me planin e LDK-së.

Deputetja e LDK-së ka thënë se pushteti aktual nuk ka çfarë t’u thotë qytetarëve, sepse nuk e kanë përmbushur asnjë premtim të vetëm.

“Ministri i Financave, në tentativë për të larguar vëmendjen nga bisedat në WhatsApp, sot qenka marrë me programin e LDK-së.
Po, Hekuran, ne do të marrim borxh, sepse synojmë të ndërtojmë projekte që do t’i mbeten Kosovës për 100 vjetët e ardhshëm. Po, kemi 5 miliardë euro investime publike, por do të ketë projekte konkrete, si Central me gaz, linjë e gazit nëpër Kosovë, spitali i ri, fshati olimpik, infrastrukturë për kulturë, unaza e jashtme e Prishtinës dhe plot projekte të tjera.
Ne nuk pranojmë të vijmë në pozitën tënde që pas katër vjetësh mandat dhe 12 miliardë euro buxhet të shpenzuar, të mos jesh në gjendje të listosh as tre projekte kapitale.
Unë edhe të mirëkuptoj ty dhe kryeministrin tënd kur dilni në foltore dhe flisni krejt përçart, sepse s’keni çfarë t’u thoni qytetarëve, as çfarë t’u premtoni, sepse s’keni përmbushur asnjë premtim, asnjë të vetëm.

Në vitin 2021 ju premtuat, ndër të tjera:

Bukë më të lirë

Qumësht më të lirë

Vaj më të lirë

Sheqer më të lirë

Energji elektrike më të lirë

160 çerdhe

4,000 banesa për çiftet e reja

5 shtëpi për të moshuarit

Bankë zhvillimore

Digjitalizim të arsimit

Luftë kundër korrupsionit

Punë dhe drejtësi

Sot pas katër vjetësh mandat me 51% të votave në kuvned, me 12 miliardë euro buxhet dhe me të gjitha nivelet e pushtetit çfarë keni pët t’u thënë qytetarëve? S’ju ka mbetur tjetër veçse të tregoni barcoleta, të fyeni dhe të ofendoni, SEPSE gjatë mandatit tuaj:

Çmimi i ushqimeve u rrit mbi 50%,

U dyfishua çmimi i energjisë elektrike,

Nuk u ndërtuan as 6 çerdhe,

Asnjë banesë për çiftet e reja,

Asnjë shtëpi për të moshuarit,

S’ka bankë zhvillimore, përkundrazi, fitimi i bankave komerciale është rritur në mënyrë eksponenciale,

Për arsimin, më mirë s’po komentoj,

Korrupsioni ka lulëzuar, tenderat milionësh jepen nëpër grupe në WhatsApp,

Kemi pasur 2,123 kontrata njëburimore,

Vetë kryeministri mbron Martinin, Nagipin e të tjerë,

Kushtetuta është shkelur mbi 10 herë,

Ka lulëzuar nepotizmi,

Andaj, po Hekuran, më 9 shkurt qytetarët do të votojnë për ndryshim, do të votojnë për projekte të mëdha, do të votojnë kundër korrupsionit.
Do të votojnë me shumicë për LDK-në, numrin 124″, shkruan Bajrami në reagim.

JU REKOMANDOJMË

“Oligarkut të Kurtit”, Shaip Mikullovcit i anulohet tenderi

“Oligarkut të Kurtit”, Shaip Mikullovcit i anulohet tenderi
30/09/2026 - 18:00

Agjencia Qendrore e Prokurimit ka pranuar anulimin e vendimit për IP-KOS. Tenderi milionësh kthehet në rivlerësim pas kontestit me dokumentin e falsifikuar. Agjencia Qendrore e Prokurimit është pajtuar...

Më shumëDetails

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte
30/09/2026 - 17:51

Në Kosovë janë shtuar përpjekjet për ta ndryshuar një ligj, mbi bazën e të cilit Kuvendi i shtetit e themeloi para një dekade një gjykatë në Hagë, e...

Më shumëDetails

Von der Leyen e nis me fjalë optimiste vizitën në Tiranë, thotë se atje po punojnë shumë për ta bërë ëndrrën evropiane realitet

Von der Leyen e nis me fjalë optimiste vizitën në Tiranë, thotë se atje po punojnë shumë për ta bërë ëndrrën evropiane realitet
30/09/2026 - 17:42

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka filluar vizitën e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sot, ajo është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama,...

Më shumëDetails

Pas vendimit të Gjykatës, Peci ‘’hakmerret’’ ndaj AKR-së, prish koalicionin në Mitrovicë

Pas vendimit të Gjykatës, Peci ‘’hakmerret’’ ndaj AKR-së, prish koalicionin në Mitrovicë
30/09/2026 - 17:21

Gjatë ditës së sotme Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dhënë të drejtë Begjet Pacollit në një rast kur Pacolli akuzon Pecin për shpifje dhe fyrje. E pas...

Më shumëDetails

KDI: Komisioni për Legjislacion e nisi punën me shkelje të Rregullores së Kuvendit

KDI: Komisioni për Legjislacion e nisi punën me shkelje të Rregullores së Kuvendit
30/09/2026 - 17:18

KDI (Kosova Democratic Institute) ka shprehur shqetësimin lidhur me Komisionin për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës i cili sipas tyre nisi punën në shkelje të dispozitave të Rregullores...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi me mesazh për babanë: Kosova të don, ti e din

Endrit Thaçi publikon një fragment nga momenti kur babai i tij shpalli pavarësinë e Kosovës
30/09/2026 - 16:57

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë pamje nga protestat që po zhvillohen në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes fotografisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Avokati i njohur Kastriot Feka fiton rastin në Gjykatën Supreme për Shoqatën e Biokimistëve Klinikë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Media shqiptare: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mediumi italian zbulon pagën e Edon Zhegrovës te Juventusi

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë