Avokati Arianit Koci ka thënë se shumë po i sugjerojnë që të garojë në zgjedhje për kandidat, duke i thënë se nuk po ka guxim.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se guxim ka por se nuk është i gatshëm pasi nuk i pëlqen si po bëhet politika në Kosovë.
“Në rrethanat aktuale, nuk po e shoh se si mundesh me i ndihmu shoqërisë në mënyrë më efikase sesa me politikë. Prandaj, nuk i frikësohem humbjes. Aq sa kam ndërtu në jetë e në profesion, një humbje eventuale në vota nuk ma lëkund jetën. Sigurt. Natyrisht, në jetë kurrë nuk hy me humbë. Jam shumë luftarak. Por po e pres momentin e përshtatshëm, kur vetë e ndiej që jam gati. E, besoni, ende nuk jam”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Njeriu është trim atëherë kur nuk frikësohet edhe nëse humb.
Çka po du me thanë?
“Hyn, provoje veten në zgjedhje” – po më thonë.
“Nuk po ke guxim.”
Guxim kam. Madje, jam përkrahës i idesë që nëse nuk ekziston mundësia me humbë, nuk ekziston as mundësia me fitu.
“Rrëzohu shtatë herë, ngritu tetë herë” – është një proverb japonez. Nana korobi ya oki.
Kam kalu shumë në jetë.
Po pse nuk po hy në zgjedhje?
Politika si po bëhet te na, kurrë nuk më ka pëlqy. Me më pasë pëlqy, kisha hy shumë më herët.
Asnjëherë nuk kam qenë anëtar i ndonjë partie politike.
Ama, politika po më imponohet.
Në rrethanat aktuale, nuk po e shoh se si mundesh me i ndihmu shoqërisë në mënyrë më efikase sesa me politikë.
Prandaj, nuk i frikësohem humbjes.
Aq sa kam ndërtu në jetë e në profesion, një humbje eventuale në vota nuk ma lëkund jetën.
Sigurt.
Natyrisht, në jetë kurrë nuk hy me humbë.
Jam shumë luftarak.
Por po e pres momentin e përshtatshëm, kur vetë e ndiej që jam gati.
E, besoni, ende nuk jam.
P.S.
Ora 6 e mëngjesit.













