Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“I dha Beogradit gjithçka, e Kosovës asgjë”, Serwer: Biden favorizoi Serbinë, ashtu do bëjë dhe Trump

16/01/2025 - 22:32
në Kryesore, Lajme
A A
Serwer s’pajtohet me vlerësimet e shërbimeve amerikane: Në veri të Kosovës ka një agresor, ta kemi të qartë kush është
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti amerikan, Joe Biden, zhvilloi politika në favor të Serbisë.

Kështu shkruan profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, në një analizë për administratën që po largohet dhe për atë që po vjen.

Në një intervistë për A2 CNN, eksperti shpreh zhgënjim të thellë për faktin se si Biden, ashtu edhe Antony Blinken, Derek Chollet dhe Christopher Hill, që e njihnin shumë mirë Ballkanin Perëndimor dhe vuajtjet e Kosovës, vendosën të zbatonin një politikë të Amerikë pro Beogradit.

“Në pjesën më të madhe të Administratës Biden, Gabriel Escobar, ish-zëvendës Shefi i Misionit në Beograd, udhëhoqi politikat e shtetit në Ballkan. Ai shndërroi formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në prioritetin e tij kryesor. Kjo i dha Beogradit atë që dëshironte më së shumti, ndërsa Prishtinës asgjë. Kjo nuk do të funksiononte kurrë dhe ashtu rezultoi”, tha Daniel Serwer, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Profesori shton se njerëzit e Bidenit u anuan edhe më shumë drejt Serbisë duke mos thënë asgjë të dobishme kur u rrëmbyen dy policë të Kosovës brenda territorit të saj.

“Kur Vuçiç dërgoi njerëz të dhunshëm për të sulmuar paqeruajtësit e NATO-s, Uashingtoni foli shumë pak. Kur Serbia organizoi sulmin terrorist në Kosovë, ata nuk bënë asgjë”, tha Daniel Serwer.

Profesori amerikan analizon se nuk pret që administrata e dytë e Trump të bëjë diçka ndryshe, pasi pret që së pari të vendosë si prioritet projektet ekonomike të dhëndrit, Jared Kushner, në Shqipëri dhe Serbi.

“Ju mund të prisni që Trump të mos bëjë asgjë që rrezikon projektet e Kushner me paratë saudite. Kjo do të thotë se do të vazhdojë të anohet edhe më shumë drejt Beogradit dhe larg Prishtinës, megjithatë jo larg Tiranës. Shqipëria dhe Serbia pajtohen në shumë gjëra, përfshirë nevojën që liderët e tyre të qëndrojnë në pushtet pa një opozitë serioze.”, u shpreh profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Serwer thekson se ledhatimi ndaj Beogradit do të vazhdojë, ndërsa parashikon një përkeqësim të situatës nëse Uashingtoni i rikthehet ideve për ndarjen e Kosovës në vija etnike.

JU REKOMANDOJMË

Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me 100 dronë
Kryesore

Kronologji e ngjarjeve kyçe mes Iranit dhe Izraelit

13/06/2025 - 10:11
Shtrenjtim i madh i naftës në bursat globale pas sulmeve izraelite ndaj Iranit
Ekonomi

Shtrenjtim i madh i naftës në bursat globale pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

13/06/2025 - 10:04
Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Lajme

Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

13/06/2025 - 10:00
Skandali me tenderët në Lipjan, Komuna e Imri Ahmetit kontrakton dyfish për të njëjtat punë, çmimet rriten me kontratën e dytë
Lajme

Skandali me tenderët në Lipjan, Komuna e Imri Ahmetit kontrakton dyfish për të njëjtat punë, çmimet rriten me kontratën e dytë

13/06/2025 - 09:56
Zbulimi i pllakës në Bon për qeverinë në ekzil, ambasada gjermane: Mbështetëm Kosovën në kohën më sfiduese
Lajme

Zbulimi i pllakës në Bon për qeverinë në ekzil, ambasada gjermane: Mbështetëm Kosovën në kohën më sfiduese

13/06/2025 - 09:54
Trump: Ishim në dijeni të sul’mit të Izraelit ndaj Iranit, por SHBA nuk u përfshi
Kryesore

Trump: Ishim në dijeni të sul’mit të Izraelit ndaj Iranit, por SHBA nuk u përfshi

13/06/2025 - 09:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vrasje në tentativë në Prizren, Policia jep detaje

    LAJMI I FUNDIT: Emrat e tre grave që u arrestuan sot në ministrinë e Liburn Aliut

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • “Topi ra në pishinë…”, detaje për rastin tragjik të nënës dhe djalit nga Deçani që u mbytën në Montreal të Kanadasë

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Amerikanët largohen nga ambasada në Irak, paralajmërohet konflikti mes Izraelit dhe Iranit

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kush është gruaja që po akuzohet për drejtim të rrjetit të prostitucionit në “Shqiponja Club”

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Faton Peci pagoi hotel me para të shtetit shtatëfish më shumë se që lejohet me udhëzim për udhëtime zyrtare

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë