Faturat e rrymës po vazhdojnë t’i shqetësojnë qytetarët e Kosovës, pasi ato po vijnë me çmime të larta.
Së fundmi, Liridon Rulani nga Smrekonica e Vushtrrisë, ka dërguar në redaksi faturën e fundit të energjisë elektrike, për të cilën ai thotë, se çmimi është jashtë normales.
“Në muajin dhjetor më erdhi 137 euro, në janar më subvencionuan dhe më erdhi një faturë 13 euro sa për fushatë zgjedhore, e tash në muajin shkurt më erdhi fatura 297 euro, dhe kjo është jashtë normales”, është shprehur qytetari për Klankosova.
Ai më tej ka thënë se gjatë këtij muaji ka kaluar më shumë kohë jashtë shtëpisë bashkë me familjen e tij, ndaj është shumë i inatosur.
Më poshtë mund ta shihni faturën e fundit të këtij qytetari.