Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbështetësit e Dodikut protestojnë një ditë para vendimit të Gjykatës së Bosnjës

25/02/2025 - 19:05
në Kryesore, Lajme
A A
Mbështetësit e Dodikut protestojnë një ditë para vendimit të Gjykatës së Bosnjës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mijëra persona u mblodhën në Banja Llukë më 25 shkurt, për të mbështetur presidentin e entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, një ditë para vendimit të Gjykatës të Bosnjë e Hercegovinës.

Dodik është përballur me gjykim për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë.

Protesta, që zgjati pak më shumë se një orë e gjysmë, u mbajt para ndërtesës së Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, ku më vonë pritet të mbahet një seancë në të cilën deputetët do të diskutojnë mbi “informacionin për shkeljen e Kushtetutës së Bosnjë e Hercegovinës, masat dhe detyrat për mbrojtjen e Kushtetutës”.

Protestuesit shkuan me transport të organizuar nga pjesë të tjera të entitetit të Republikës Sërpska. Në protestë u panë flamuj me fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe flamuj të Serbisë.

Në skenën e vendosur pranë hyrjes së Asamblesë Kombëtare kishte përfaqësues të Qeverisë së Republikës Sërpska, por edhe studentë dhe njerëz nga fusha e biznesit, të cilit iu adresuan të pranishmëve.

Përveç udhëheqjes të Republikës Sërpska, ministrja për Familje, Mirëqenie dhe Demografi e Serbisë, Millica Gjurgjeviq-Stamenkovski ishte e pranishme dhe ajo iu adresua protestuesve.

Ish-kryetari i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, njëherësh ish-avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili po viziton Banja Llukën, po ashtu foli shkurt.

Në fund, Dodik iu adresua të pranishmëve dhe tha se tubimi në Banja Llukë ishte “një tubim për mbështetjen e Republikës Sërpska e jo të Millorad Dodikut”.

“Ky nuk është tubim politik, ky është një tubim i vullnetit dhe mbështetjes”, tha Doddk, i cili dy herë është futur në listën e zezë amerikane për aktivitete kundër Marrëveshjes për Paqe të Dejtonit.

Ai tha se është e rëndësishme që Serbia mbështet Republikën Sërpska, dhe tregoi se një ditë më parë kishte qëndruar në Beograd ku ishte takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë fjalimit, ai përmendi gazetarët nga televizioni BN dhe i quajti tradhtarë, sikurse i cilësoi tradhtarë edhe përfaqësuesit e opozitës në Republikën Sërpska.

Dodik tha se ai do të “ruaj paqen” dhe askush nga Republika Sërpska nuk do të luftojë, duke shtuar se ky entitet e “respekton Kushtetutën e Republikës Sërpska”.

Autoritetet në Republikën Sërpska për një kohë të gjatë kanë thënë se duan që të rikthehet “Kushtetuta origjinale e Bosnje e Hercegovinës”, që nënkupton fuqi jashtëzakonisht të kufizuara për shtetin, sikurse ishin në kohën kur u nënshkrua Marrëveshja e Dejtonit më 1995.

Kushtetuta e Bosnjës, që është aneksi 4 i Marrëveshjes së Dejtonit, parasheh transferim të juridiksionit në nivel shtetëror nëse entitetet e pranojnë këtë.

Edhe një protestë është paralajmëruar për nesër dhe ajo do të mbahet një orë para se të shpallet vendimi i Gjykatës në Bosnje.

Përveç Dodikut, edhe ndaj Millosh Llukiqit, ushtruesit të detyrës të drejtorit të Gazetës Zyrtare të Republikës Sërpska, pritet që nesër të shpallet vendimi.

Dodik dhe Llukiq akuzohen për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, dhe rrezikojnë të dënohen me burgim deri në pesë vjet dhe ndalim të veprimtarisë politike.

Dodik akuzohet për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, me të cilat shpalli të vlefshëm dy ligje jokushtetuese të Republikës Sërpska, që më parë ishin anuluar nga përfaqësuesi i Lartë. Llukiq akuzohet për publikimin e këtyre ligjeve dhe dekreteve, të cilat parashikojnë se vendimet e përfaqësuesit të Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës nuk do të zbatohen në atë entitet, raporton REL.

Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës, në seancën përfundimtare më 19 shkurt, kërkoi nga Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës që t’i shqiptojë një dënim me pesë vjet burgim Dodikut, dhe t’ia ndalojë atij veprimtarinë politike për dhjetë vjet.

Të njëjtin dënim maksimal prokurorët e kërkuan edhe për Llukiqin.

JU REKOMANDOJMË

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
26/09/2026 - 00:49

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Danimarkës për avancimin e statusit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin jo...

Më shumëDetails

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
25/09/2026 - 23:04

Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe debateve për themelimin e Gjykatës...

Më shumëDetails

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim
25/09/2026 - 22:42

Protestë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së është zhvilluar edhe në Prizren. Platforma Liria ka Emër ka ndarë pamje nga atje, ku shihen mijëra të pranishëm. ‘’Mijëra qytetarë...

Më shumëDetails

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje
25/09/2026 - 22:38

Kosova ka humbur zyrtarisht mbi 40 milionë euro nga Bashkimi Evropian për shkak të bllokadës politike në Kuvend, gjë që ka shtyrë kryeministrin Albin Kurti të paralajmërojë rrezikun...

Më shumëDetails

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim
25/09/2026 - 22:27

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus” në T7, ka folur për votimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe, ndër të tjera, ka...

Më shumëDetails

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë
25/09/2026 - 22:25

Belgjika e ka shënuar edhe golin e dytë. Lukebakio ka realizuar në minutën e 71-të. Rezultati tashmë është 0 me 2 në ndeshjen ndaj Italisë. Ja pamjet –...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë