Shkumbin Demaliaj kishte nisur karrierën politike si deputet i AKR-së së në zgjedhjet e vitit 2007, por që nuk ishte bëë ‘rahat’, pasi kishte lënë ‘lloç’ Behget Pacolli, duke kaluar në AAK-në e Ramush Haradinajt.
Pas disa vitesh veprimtarie politike në AAK, me të cilën edhe ishte bërë deputet, Demaliaj braktisi edhe këtë parti, duke formuar një Iniciativë Qytetare.
Por siç po shihet ai qetësi politike nuk po gjen as me iniciativën e vet. Sot ai ka kaluar në PDK, lajm të cilin e ka dhënë kryetari i saj, Bedri Hamza, raporton Veriu.info.
“Partisë Demokratike të Kosovës, sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar. Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!”














