Sonte në Skenderajt në një kafiteri në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj ka ndodhur një plagosje, si pasojë e të shtënave me armë zjari.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu, i cili ka treguar se në emergjencë ka arritur i plagosur një 44 vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetë.
“Në ora 21:37, në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në Shërbimin Emergjent, është sjellë një rast i plagosjes nga Skenderaj, 44 vjeçar. Aktualisht, me parametra stabil, jashtë rrezikut për jetë, po vazhdojnë ekzaminimet Radiologjike dhe trajtimi mjekësor”, ka thënë zëdhënësi Shpend Fazliu për Veriu.info.
Të shtëna me armë zjarri në një kafiteri të Skenderajt, dyshohet edhe për të plagosur











