Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I preferuari i Kurtit fut Vesna Pantoviqin në listë – ajo quajti ‘heronj’ kriminelët serbë të Banjskës që vranë Afrim Bunjakun

24/09/2025 - 12:11
në Lajme
A A
I preferuari i Kurtit fut Vesna Pantoviqin në listë – ajo quajti ‘heronj’ kriminelët serbë të Banjskës që vranë Afrim Bunjakun
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me ngulm, pushteti i Albin Kurtit tentoi që pozitën e nënkryetarit të Kuvendit për komunitetin serb t’ia siguronte Nenad Rashiqit. Për më tepër, u kërkua që Rashiqi të distancohej nga Lista Serbe, ndërkohë që vetë Kurti, i cili ia besoi detyrën e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, tha se Rashiqi ka punuar më së shumti për serbët.

“Nenad Rashiq e pranon Republikën e Kosovës, punon për institucionet e shtetit tonë dhe ka punuar më së shumti për serbët,” deklaroi Kurti për gazetarët kur u pyet rreth mbështetjes së tij për Rashiqin në pozitën e nënkryetarit.

Në anën tjetër, Albulena Haxhiu, e cila mbi 50 herë ka dështuar të zgjidhet kryetare e parlamentit, u kujdes që opozitës t’i shkruante për t’ia siguruar votën Rashiqit.

“Nuk ju kam kërkuar votën për veten si kryetare e parlamentit, por po e kam kërkuar për Nenad Rashiqin,” deklaroi Haxhiu gjatë një debati televiziv, duke shtuar se duhet bërë diferencim i Rashiqit nga Lista Serbe.

Por me kaq ngulm nuk po punon Rashiq për të mirën e Kosovës.

Ai po i “ngul” Albin Kurtit kandidatë në listë që kanë folur keq për shtetin, të cilët i kanë quajtur “heronj” kriminelët serbë të Banjskës.

Kush është Vesna Pantoviq?

Nën llogon e Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit për zgjedhjet komunale, më saktë atë të Leposaviqit po kandidon një person që paraqet rrezik për Kosovë, që po e çon përpara propagandën e Vuçiqt ndaj Kosovës.

I preferuar i pushtetit të Albin Kurtit, ai ia besoi kandidaturën për kryetare të Leposaviqit Vesna Pantoviqit, e cila ka bërë deklarata publike kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

I preferuari i Kurtit fut Vesna Pantoviqin në listë – ajo quajti ‘heronj’ kriminelët serbë të Banjskës që vranë Afrim Bunjakun - Insajderi - Vesna Pantovic

Pantoviq, deri vonë ka qenë drejtoreshë për arsimin në Komunën e Leposaviqit nën administrimin e Lulzim Hetemit nga Vetëvendosje.

Ajo ka folur në televizionin serb propagandistik Informer duke quajtur Milan Radoiciqin dhe grupin e armatosur në Banjskë “heronj”, ka fyer Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka quajtur ROSU “terroriste” dhe ka përdorur gjuhë të rëndë ndaj popullit shqiptar.

I preferuari i Kurtit fut Vesna Pantoviqin në listë – ajo quajti ‘heronj’ kriminelët serbë të Banjskës që vranë Afrim Bunjakun - Insajderi - Pantoviqqq

Para dy muajsh, Pantoviq është emëruar në Këshillin Qendror të Partisë Socialiste të Serbisë, partia e Millosheviqit dhe Daçiçit.

Më 28 dhjetor 2022, gjatë barrikadave në veri, ajo është parë në Rashkë në takim me Radoiciç dhe presidentin Vuçiq.

I preferuari i Kurtit fut Vesna Pantoviqin në listë – ajo quajti ‘heronj’ kriminelët serbë të Banjskës që vranë Afrim Bunjakun - Insajderi - Vesna e Milani

Ndërkohë, sot Kosova shënon dyvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, njëkohësisht kur Pantoviq e zgjedhura e Rashiqit të preferuarit të Kurtit i ka quajtur “heronj” kriminelët serbë që vranë Afrim Bunjakun.

JU REKOMANDOJMË

Nesër takohen liderët, fillojnë angazhimet për formimin e Kuvendit të ri

Nesër takohen liderët, fillojnë angazhimet për formimin e Kuvendit të ri
30/07/2026 - 12:39

Liderët e partive politike që kanë siguruar ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës do të takohen nesër për të diskutuar përgatitjet para seancës konstituive. Takimi...

Më shumëDetails

Isufaj: Gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok mund të zgjasin, identifikimi kërkon kohë

Isufaj: Gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok mund të zgjasin, identifikimi kërkon kohë
30/07/2026 - 11:58

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Koasovës, Blerim Isufaj ka qëndruar sot për vziitë në fshatin Kalludër të Zubin Potokut ku po vazhdon gërmimi në varrin masiv, në të...

Më shumëDetails

Gjuriq: Serbia do të hapë konsullatë në Shkodër, Shqipëria në Bujanoc

Gjuriq: Serbia do të hapë konsullatë në Shkodër, Shqipëria në Bujanoc
30/07/2026 - 11:40

Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Serbisë,...

Më shumëDetails

Nga 1 shtatori vendpunishtet do të inspektohen me dronë

Nga 1 shtatori vendpunishtet do të inspektohen me dronë
30/07/2026 - 11:25

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare në detyrë, Andin Hoti, ka bërë të ditur se nga 1 shtatori kantierët e ndërtimit do të inspektohen me...

Më shumëDetails

Kuvendi i LDK-së, Spahiu: Eshtë moment kyq për historinë e vendit!

Spahiu: Kushtetuesja duhet të japë vendim shterues për konstituimin e Kuvendit, Kosova mos të mbetet peng i komunitetit serb
30/07/2026 - 11:05

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot me fillim nga ora 18:00 mban Kuvendin e Jashtëzakonshëm ku po kërkohet largimi i Lumir Abdixhikut nga drejtimi i këtij subjekti politik....

Më shumëDetails

CNN: Në vapë rekord, një botë që po ngrohet është bërë e varur nga Kina për të qëndruar e freskët

CNN: Në vapë rekord, një botë që po ngrohet është bërë e varur nga Kina për të qëndruar e freskët
30/07/2026 - 11:04

Teksa zjarret pyjore po përhapen dhe temperaturat po arrijnë nivele rekord në Europë, një produkt i prodhuar në Kinë nuk ka qenë kurrë më i kërkuar: kondicionerët. Europianët,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Grimeri shqiptar fejohet me një mashkull

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Pse i pëlqeu postimet e Lule Gjelit në Facebook? Flet Tomë Gashi

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Deputeti i ri serb i referohet Kosovës në Kuvendin serb si “fqinjët tanë”, eskalon Brnabiq

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë