Bleron Baraliu, analist i njohur me vendbanim në SHBA, kohëve të fundit është shkëputur nga shpresa e dikurshme që kishte për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Listën e kësaj partie për deputetë e quajti ‘bajate’
Ish-përkrahësi i Kurtit nuk u impresionua fare nga lista e VV-së, duke u ndalur veçanërisht te top 10-shja e kësaj partie, që është e ngulfatur me figura të dështuara në pozita ministrore.
”VV: Një listë bajate, që në 3sh e ka Shwarzin, listë së cilës 2shin ja kisha vënë 1sh e 1shin plus krejt deri në 8 i kisha vendos në 40 e tutje. Poa votohen Mimoza, Xhelali e Hekurani bre. Epitoma e bajatëve politikë!”, shkroi Baraliu.
”Konkluzion: listë bajate, lider bajat, zero atraksion e zero freski”, tha në fund Baraliu, i cili tash përkrah partitë opozitare si opsion i vetëm i përmirësimit të jetës në Kosovë












