Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ia huqi “veç” për 600km, tifozi i Barçës përfundon duke ndjekur ndeshjen e kategorisë së tretë angleze

11/03/2026 - 19:39
në Sport
A A
Ia huqi “veç” për 600km, tifozi i Barçës përfundon duke ndjekur ndeshjen e kategorisë së tretë angleze
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një tifoz spanjoll i futbollit e ndërroi pa dashje një mbrëmje të Ligës së Kampionëve në Newcastle me një ndeshje të League One në Exeter, pas një ngatërrimi me stadiumin.

Pasi kishte planifikuar të shihte ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ës së finales mes “Magpies” dhe Barcelonës, ai u gjend në “St James Park” në vend të “St James’ Park” – një gabim që përkthehet në “veç” 590 km distancë, ose rreth gjashtë orë e gjysmë udhëtim me makinë.

Në një postim të shpërndarë në X, klubi i Exeterit zbuloi se personi kishte bërë udhëtimin nga Devon me shpresën për të parë lojtarë si Lamine Yamal dhe Robert Lewandowski, ndërsa klubi e ndihmoi t’i sigurohej një biletë falas për ndeshjen e tyre të kategorisë së tretë kundër Lincolnit.

Ndërkohë që Yamal po shënonte një gol dramatik barazimi në minutat shtesë në Tyneside, tifozi po ndiqte nga stadiumi fitoren e Lincolnit, që siguroi tri pikët falë një goditjeje nga Tom Hamer.

Adam Spencer, zyrtar për përvojën e tifozëve te Exeteri, tha: “Një nga vullnetarët tanë erdhi në zyrë për të na treguar se ky djalë kishte ardhur duke pritur të shihte Barcelonën”.

“Anglishtja e tij nuk ishte shumë e mirë, por nga sa kuptuam, ai kishte ardhur nga Londra. Mendoj se ai kishte shkruar ‘St James Park’ në telefon dhe pastaj thjesht kishte ndjekur udhëzimet prej andej”.

“Ai ishte mjaft i dëshpëruar dhe pak i turpëruar. Kështu që ne i siguruam një biletë dhe ai arriti të shohë një ndeshje në ‘St James Park’ të vërtetë. Do të ishte i mirëpritur të kthehej përsëri kur të dëshironte”, u shpreh ai. /Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Presidenti i La Ligës me kritika të ashpra ndaj trajnerit të Real Madridit

Presidenti i La Ligës me kritika të ashpra ndaj trajnerit të Real Madridit
20/04/2026 - 19:14

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të trajnerit të Real Madrid, Alvaro Arbeloa, lidhur me vendimet e gjyqtarëve në kampionatin spanjoll, duke i...

Më shumëDetails

Prishtina do të jetë gjatë pa sulmuesin kryesor të saj

Prishtina do të jetë gjatë pa sulmuesin kryesor të saj
20/04/2026 - 18:33

Ylli maqedonas i Prishtinës, Mario Ilievski ka pësuar një lëndim të rëndë së fundmi. Në ndeshjen ndaj Llapit, ai lëndoi tendinën e akilit ku bëri edhe ndërhyrje kirurgjikale...

Më shumëDetails

Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: Më thirrën për të nënshkruar, por i kisha dhënë fjalën Tares

Vedat Muriqi në top-5shen për Këpucën e Artë
20/04/2026 - 14:36

Vedat Muriqi ka zbuluar prapaskenat se si ishte shumë pranë transferimit te Paris Saint Germain. Sulmuesi kosovar iu bashkua Lazios në vitin 2020 nga Fenerbahce, por shumë lehtë...

Më shumëDetails

“Classico” i fundit për këtë sezon, caktohet data dhe ora e saktë

“Classico” i fundit për këtë sezon, caktohet data dhe ora e saktë
20/04/2026 - 14:34

Skuadra e Barcelonës dhe ajo e Real Madridit do të luajnë ndaj njëri-tjetrit për herë të fundit këtë sezon. Më 10 maj është data e saktë e ndeshjes...

Më shumëDetails

Shqetësim i madh te City rreth lëndimit të Rodrit

Shqetësim i madh te City rreth lëndimit të Rodrit
20/04/2026 - 12:10

Manchester City po pret me ankth lajme për gjendjen fizike të mesfushorit Rodri, pasi ai u detyrua të largohej nga fusha me një problem në ijë gjatë fitores...

Më shumëDetails

Kriza te Real Madridi – dy vjet pa trofe, flet trajneri Arbeloa

Kriza te Real Madridi – dy vjet pa trofe, flet trajneri Arbeloa
20/04/2026 - 12:09

Situata te Real Madridi është gjithnjë e më e tensionuar, me skuadrën që rrezikon ta mbyllë edhe një sezon tjetër pa trofe, duke e çuar në dy vite...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta

    Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë, ja për çka dyshohen nga prokuroria (Emrat)

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    605 Shpërndaje
    Shpërndaje 242 Tweet 151
  • Dita 10: Inspektorati Shëndetësor, i udhëhequr nga Labinot Zeqiri, zvarrit inspektimin e ‘klinikës’ ilegale të gruas së Rasim Merlakut

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë