Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ibishi: Sipas shërbimeve të inteligjencës ka pasur tentim-atentat ndaj Kurtit dhe opozitarit serb

12/02/2024 - 15:11
në Lajme
A A
Ibishi: Sipas shërbimeve të inteligjencës ka pasur tentim-atentat ndaj Kurtit dhe opozitarit serb
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sipas Ibishit, këto plane për atentat ndaj Kurtit – sa ishte në Shkup – pasojnë nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit në OKB dhe ndikimit që ka pasur kjo mbledhje.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se shërbimet e inteligjencës e kanë konfirmuar se ka pasur tentim-atentat ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe opozitar serb, Dragan Gjilas.

RTK: Plan për atentat ndaj kryeministrit Kurti
Sipas Ibishit, këto plane për atentat ndaj Kurtit – sa ishte në Shkup – pasojnë nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit në OKB dhe ndikimit që ka pasur kjo mbledhje.

“Mirëpo një është deklarimi i policisë, mirëpo ata më shumë merren me manifestimin kur ndodh rasti, kurse shërbimet e inteligjencës e kanë konfirmuar se ka pasur plan për atentat ndaj kryeministrit dhe ndaj një lideri opozitar serb, Dragan Gjilas.

Vjen pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, edhe impakti që pati gjithë ajo. Normal edhe qëndrimi me zbatimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në pjesën ligjore. Dhe ekstremistët serbë në bashkëpunim me uluradjathtistët maqedonas dhe prorusë kanë bërë përgatitjet e duhura… s’ka qenë një eskortë e zakonshme… kam pasur informacione se ka pasur tentonim për këto dy personalitete, Kurtin dhe opozitarin serb, që është në ndeshje të vazhdueshme për shkak të protestave ”, ka thënë Ibishi në “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit.

Ibishi ka theksuar se janë në rrjedha të kërcënimeve që i bëhen lidershpit kosovar.

“Ne jemi në rrjedha të atyre kërcënimeve që bëhen ndaj lidershipit nga Kosovë nga ekstremistët serbë, direkt nga rrjete sociale. Por, edhe direkte, në kuptim të asaj që ato po përçohen në forma të ndryshme. Ka pasur kërcënime edhe ndaj kryeministrit edhe ministrit të Brendshëm e kryeparlamentarin… po edhe ata që janë kryetarë të komunave në veri, edhe për këtë ka pasur të dhëna të verifikuara”, ka shtuar më tej Ibishi.

Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut i ka mohuar raportimet e RTK-së se ka pasur tentim atentati ndaj Kurtit derisa ka qenë në vizitë në Shkup.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë mohon se pati tentim atentati ndaj Kurtit
“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, deklaroi Ministria e Punëve të Brendshme për Euronews-Albania.

JU REKOMANDOJMË

Limaj me një propozim të ri: Të gjithë bashkë kundër LVV’së
Lajme

Limaj vazhdon ta “vajtojë” dështimin e koalicionit me PDK-në

16/12/2025 - 22:52
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmonë, derën e ka hapur
Lajme

Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmonë, derën e ka hapur

16/12/2025 - 22:44
LAJMI I FUNDIT: Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj – DETAJE
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj – DETAJE

16/12/2025 - 22:25
Nuk ka ndërru asgjë në thelb, Natyra Kuçi: Glauku ke veç një pjesë e një narrative kinse kanë reflektuar
Lajme

Nuk ka ndërru asgjë në thelb, Natyra Kuçi: Glauku ke veç një pjesë e një narrative kinse kanë reflektuar

16/12/2025 - 22:20
Trumpi ndalon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera
Kryesore

Trumpi ndalon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

16/12/2025 - 22:06
Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë?
Lajme

Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë?

16/12/2025 - 21:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Faton Peci merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës

    Faton Peci merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve

    306 Shpërndaje
    Shpërndaje 122 Tweet 77
  • Vdes kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Profesionalizmi ka emër: Presidentja Vjosa Osmani zgjedh të merr shërbime orofaciale te Dr. Besim Neziri

    457 Shpërndaje
    Shpërndaje 183 Tweet 114
  • Familja e Edit i reagon Dolces pas dramës mbrëmë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë