Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ibrahimi: Pa rishikim të buxhetit, komunat s’mund t’i realizojnë projektet e planifikuara

26/03/2026 - 09:33
në Ekonomi, Lajme
A A
Ibrahimi: Pa rishikim të buxhetit, komunat s’mund t’i realizojnë projektet e planifikuara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ritheksuar domosdoshmërinë e shtimit të buxhetit për komunat e vendit dhe rishikimit të tij në një afat sa më të shpejtë.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit, Sazan Ibrahimi në një intervistë për Ekonomia Online, tha se komunat po përballen me sfida të mëdha financiare pasi prej vendimeve gjyqësore po u merren me dhjetëra miliona euro, shumica të lidhura me kontratat kolektive.

“Neve si Asociacion i Komunave të Kosovës kemi kërkuar që të ketë më shumë ndarje buxhetore drejt komunave, sepse jeta zhvillohet në nivelin lokal. Gjatë takimeve kemi marrë premtimin nga ministri Murati se gjatë rishqyrtimit të buxhetit do të shqyrtohen kërkesat e komunave,” u shpreh Ibrahimi.

Ai tha se situata është veçanërisht e rënduar pasi mjetet që u janë marrë komunave kanë qenë të destinuara kryesisht për investime kapitale, projekte të cilat tashmë rrezikojnë të mos realizohen.

“Vetëm gjatë muajve të parë të vitit, komunave u janë marrë me dhjetëra miliona euro për shkak të vendimeve gjyqësore. Është e domosdoshme që rishikimi i buxhetit të bëhet urgjentisht, sidomos për komunat që janë ndëshkuar për shkak të kontratave kolektive,” theksoi ai.

Ibrahimi sqaroi edhe kufizimet e komunave në rialokimin e mjeteve buxhetore.

“Komunat mund të rialokojnë deri në 5% brenda një vije buxhetore, deri në 15% vetëm me aprovimin e ministrit, deri në 25% me vendim të Qeverisë dhe mbi 25% vetëm me vendim të Kuvendit të Kosovës”, tha Ibrahimi

“Komunat nuk kanë shumë mundësi për rialokimin e mjeteve për investime kapitale, prandaj rishqyrtimi i buxhetit është i domosdoshëm që investimet të mos ndalen. Këtë e kemi kërkuar edhe në të kaluarën, por këtë vit kemi premtimin e ministrit Murati,” tha ai.

Sa i përket buxhetit aktual, Ibrahimi konfirmoi se të gjitha komunat, me përjashtim të Zubin Potokut, janë duke operuar me buxhetet e miratuara për vitin 2026.

“Problemi është se në një kohë shumë të shkurtër, mjetet e komunave janë prekur në masë të madhe dhe kjo po pamundëson zbatimin e projekteve të planifikuara. Prandaj kërkojmë që Qeveria dhe Parlamenti të ndërmarrin sa më shpejt procesin e rishikimit të buxhetit dhe të inkorporojnë kërkesat e komunave,” përfundoi Ibrahimi.

Në fund, ai theksoi se mjetet buxhetore duhet të orientohen drejtpërdrejt në interes të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik lokal.

JU REKOMANDOJMË

Muhaxheri: Abdixhiku pati mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë kryetar i LDK-së

Muhaxheri: Abdixhiku pati mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë kryetar i LDK-së
28/07/2026 - 22:02

Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se brenda partisë nuk ka pas kryetar që ka qeverisë me mbështetje më...

Më shumëDetails

Dyshohet se falsifikoi dokumentet e pesë veturave për t’i regjistruar në Kosovë – arrestohet Armend Sahiti, pronar i autosallonit “Armando” në Vushtrri

Dyshohet se falsifikoi dokumentet e pesë veturave për t’i regjistruar në Kosovë – arrestohet Armend Sahiti, pronar i autosallonit “Armando” në Vushtrri
28/07/2026 - 21:45

Një aksion i Policisë së Kosovës ka çuar në arrestimin e pronarit të një autosalloni në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet për falsifikim të dokumenteve të automjeteve me...

Më shumëDetails

Ish-zëdhënësi i VV-së demaskon asistentin e Kurtit: Qëndroi prapa një profili fake në vitin 2017

Ish-zëdhënësi i VV-së demaskon asistentin e Kurtit: Qëndroi prapa një profili fake në vitin 2017
28/07/2026 - 21:25

Gazetari Shkodran Hoti, një ish-aktivist e zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, ka zbuluar për herë të parë narrativën e propagandës së LVV-së. I ftuar në emisionin Paradoks me Vehbi...

Më shumëDetails

Postimet e “Lule Gjelit” për Osmanin, këshilltarja e ish-Presidentes: Kemi bërë kallëzim penal, padia për shoifje sa të zbulohet kush qëndron prapa profilit

Postimet e “Lule Gjelit” për Osmanin, këshilltarja e ish-Presidentes: Kemi bërë kallëzim penal, padia për shoifje sa të zbulohet kush qëndron prapa profilit
28/07/2026 - 21:12

Në profilin “Lule Gjeli” ka pasur postime edhe për ish-presidenten Vjosa Osmani, të cilat këshilltarja e saj Egnesa Vitia i cilësoi si përçarëse dhe që kanë nxitur dhunë....

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami pas vdekjes së punëtorit në Prishtinë: Çdo jetë e humbur në vendin e punës është dështim i sistemit

Hykmete Bajrami pas vdekjes së punëtorit në Prishtinë: Çdo jetë e humbur në vendin e punës është dështim i sistemit
28/07/2026 - 21:02

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vdekjes së një punëtori në një vendpunishte në Prishtinë. Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha...

Më shumëDetails

“Takime produktive”, Shtëpia e Bardhë zbulon detajet nga takimi i Trump me Zeleknsky dhe Netanyahu

“Takime produktive”, Shtëpia e Bardhë zbulon detajet nga takimi i Trump me Zeleknsky dhe Netanyahu
28/07/2026 - 20:45

Presidenti Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për takimin e tyre të tetë ballë për ballë që nga rikthimi i presidentit amerikan në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Inspektorati i Punës për rënien e vinçit: Punëtori humbi jetën në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” me pronar Qazim Asllanaj

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ermal Panduri paralajmëron zbulimin e profilit “Jona Çitaku”, aludon se pas tij qëndron një profesor nga Vushtrria

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Cili ishte postimi i parë i Lule Gjelit në Facebook? – tregon eksperti i rrjeteve sociale

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë