Sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimoviç, ka komentuar paraqitjet e mira të disa lojtarëve për mediumin “Sky Sport”.
“Jam befasuar nga Kvaratskhelia dhe Sofyan Amrabat këtë vit, ata janë me të vërtetë lojtarë të mirë.”, tha sulmuesi suedez.
41 vjeçari foli edhe për bashkëlojtarin e tij, Rafael Leao.
“Leao është i veçantë, ai nuk e di as vet se sa i fortë është, i kam thënë që të qëndrojë në Milan, pasi këtu është i lumtur.”, tha Ibra.












