Kryediplomati serb, Marko Djuric, ka filluar të ndërmarrë veprime në lidhje me arrestimin e bashkëpunëtorit të Petar Petkovic në Kosovë.
Djuric ka telefonuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Gueterres, për t’i sprehur “shqetësimet” rreth arrestimit të zyrtarit serb, Igor Popovic, i cili u arrestua në Brnjak për nxitje të urrejtjes pasi e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “terroriste” në një fshat të Rahovecit.
Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se Ministri i Jashtëm serb theksoi se veprime të tilla përfaqësojnë “një përpjekje të rrezikshme për të frikësuar komunitetin serb dhe për të minuar dialogun”, siç e citoi Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.