Besnik Tahiri, ish deputeti i AAK-së është zgjedhur si deputeti më aktiv i legjislaturës së X-të, trasnmeton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas IKD-së në raportin monitorues, Tahiri vlerësohet si deputeti numër një më aktiv në Kuvendin e Kosovës.
“Ndihem mirë që edhe këtë vit jam vlerësuar si deputeti numër një, më aktiv në Kuvendin e Kosovës. Legjislatura e Dhjetë është vazhdim i një angazhimi të dëshmuar ndër vite, pasi edhe në tri vite të legjislaturës së tetë (VIII) isha deputeti më aktiv. Pra, në katër vite radhazi, besimi qytetar është kthyer në punë, përkushtim dhe përfaqësim dinjitoz”, ka shkruar Tahiri.












