Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IKD: Seanca e sotme cenon rendin kushtetues dhe juridik si dhe procedurat parlamentare në Republikën e Kosovës

19/11/2025 - 10:42
në Kryesore, Lajme
A A
IKD: Seanca e sotme cenon rendin kushtetues dhe juridik si dhe procedurat parlamentare në Republikën e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

IKD ka paralajmëruar për shkelje të rënda kushtetuese dhe procedurale në legjislaturën e 9-të të Kuvendit, duke theksuar se seanca e jashtëzakonshme e thirrur sot përpara zgjedhjes së Qeverisë është proceduar në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren.

Sipas IKD-së, përpjekja për formimin e komisioneve parlamentare pa u konstituar Qeveria cenon rendin demokratik, pasi ende nuk janë të qarta balancat qeveri–opozitë.

Organizata kujton se komisionet, sidomos ato mbikëqyrëse, formohen vetëm pasi të jetë zgjedhur Qeveria.

IKD kërkon që mandatarit Glauk Konjufca të thërrasë urgjentisht takim me partitë parlamentare për të arritur marrëveshje për një Qeveri teknike, që do të zgjidhte çështjet urgjente buxhetore dhe institucionale.

Në të kundërtën, IKD paralajmëron se devijimet aktuale rrezikojnë të dëmtojnë rëndë rendin kushtetues dhe funksionimin e demokracisë.

Postimi i plotë:

Legjislatura e 9-të e Kuvendit të Kosovës po shënon nivelin më të lartë të parregullsisë kushtetuese, devijimeve procedurale dhe parregullsive parlamentare në historinë e Republikës së Kosovës. Sot para seancës për zgjedhjen e Qeverisë, është thirrur një seancë tjetër e jashtëzakonshme me disa pika të rendit të ditës, të cilat janë proceduar në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, praktikën parlamentare, Ligjin për Qeverinë, Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare, Ligjin për Nismat Legjislative dhe me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Përpjekja për formimin e komisioneve parlamentare pa u formuar qeveria cenon rëndë vlerat e demokracisë parlamentare dhe shkatërron rendin kushtetues dhe juridik në Republikën e Kosovës.

Kjo qasje e kryetarit aktual të Kuvendit bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit, ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe praktikën e deritanishme parlamentare. Sipas procedurës së detyrueshme, fillimisht Kryesia duhet të përcaktojë strukturën e komisioneve, të marrë propozimet nga grupet parlamentare, të hartojë dokumentin final dhe vetëm më pas ta dërgojë për miratim në seancë plenare. Procedimi aktual e ka anashkaluar këtë proces duke e kaluar këtë proces në mënyrë arbirtrare.

Komisionet parlamentare formohen vetëm pasi të jetë votuar Qeveria nga vet Kuvendi i Kosovës, në mënyrë që të dihen balancat politike dhe ndarja qeveri-opozitë. Kjo vlen edhe për komisionet e veçanta. Dy komisionet më të rëndësishme mbikëqyrëse – Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, sipas ligjit, Rregullores dhe praktikës parlamentare, i takojnë opozitës. Në këtë fazë të paqartë politike, nuk dihet ende se cilit subjekt i takon statusi opozitar, duke e bërë të pamundur formimin ligjor të këtyre komisioneve.

Në këtë situatë të krizës institucionale dhe shkeljeve serioze të rendit kushtetues, IKD vlerëson se zgjidhja e vetme reale është arritja e një marrëveshjeje politike ndërmjet partive parlamentare. Për këtë arsye, IKD u bën thirrje të gjitha subjekteve politike dhe në mënyrë të veçantë Lëvizjes Vetëvendosje, që para seancës së sotme të orës 14:00 mandatari për formimin e Qeverisë, z. Glauk Konjufca, të thërrasë menjëherë një takim me kryetarët e të gjitha partive parlamentare. Qëllimi i këtij takimi duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje për formimin e një Qeverie teknike, e cila do të mundësojë adresimin e çështjeve urgjente të administrimit shtetëror: miratimin e ndarjeve buxhetore për vitin 2026, buxhetin për RTK, alokimin e buxhetit për Komunën e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut, si dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të tjera të pazgjidhura që kërkojnë funksionim të plotë institucional.

Vetëm një marrëveshje politike dhe konstituimi i një qeverie teknike mund të rikthejnë rregullsinë procedurale, legjitimitetin e institucioneve dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Nëse ky hap nuk ndërmerret, vazhdimi i devijimeve aktuale do të shkaktojë dëm të parikuperueshëm për rendin kushtetues të vendit, funksionimin e demokracisë parlamentare dhe sundimin e ligjit.

Me respekt,

JU REKOMANDOJMË

Përparim Gruda i PDK’së në “seancën” e thirrur nga VV
Lajme

Përparim Gruda i PDK’së në “seancën” e thirrur nga VV

19/11/2025 - 11:42
Mblidhet grupi punues Kosovë-KiE, diskutohen projektet që po implementohen
Lajme

Mblidhet grupi punues Kosovë-KiE, diskutohen projektet që po implementohen

19/11/2025 - 11:40
Nis seanca e thirrur nga VV, në sallën e Kuvendit veç Vetëvendosje e deputetë të pakicave
Kryesore

Nis seanca e thirrur nga VV, në sallën e Kuvendit veç Vetëvendosje e deputetë të pakicave

19/11/2025 - 11:32
Behrami: Serbia asnjëherë nuk e ka ndryshuar agjendën luftënxitëse
Lajme

Deputeti i PDK-së: Albin Kurti e ka uzurpuar Kuvendin

19/11/2025 - 11:31
“Treni i fundit”, Zemaj njofton se as LDK s’merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme
Lajme

“Treni i fundit”, Zemaj njofton se as LDK s’merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme

19/11/2025 - 11:18
Kurti hyn në Kuvend me banane e qumësht në dorë
Kryesore

Kurti hyn në Kuvend me banane e qumësht në dorë

19/11/2025 - 11:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklaratat e Kurtit dhe Konjufcës, Kushtetuesja del me reagim: Asnjë parti politike apo individ s’mund të ndërhyjë në punën tonë

    Konjufca siguron një votë më shumë se Kurti, i duhen edhe katër tjera

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Gjykata Speciale merr vendim për Veselin, Krasniqin dhe Selimin

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Zbulohet municion në Jarinjë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Zvicra “hap dyert”, 85 mijë vende pune për të huajt me paga deri në 6.500 euro

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Osmani: Nëse nuk kemi qeveri të re, është e domosdoshme të flasim për miratimin e zgjatjeve buxhetore

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë