Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IKD: Seanca e sotme cenon rendin kushtetues dhe juridik si dhe procedurat parlamentare në Republikën e Kosovës

19/11/2025 - 10:42
në Kryesore, Lajme
A A
IKD: Seanca e sotme cenon rendin kushtetues dhe juridik si dhe procedurat parlamentare në Republikën e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

IKD ka paralajmëruar për shkelje të rënda kushtetuese dhe procedurale në legjislaturën e 9-të të Kuvendit, duke theksuar se seanca e jashtëzakonshme e thirrur sot përpara zgjedhjes së Qeverisë është proceduar në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren.

Sipas IKD-së, përpjekja për formimin e komisioneve parlamentare pa u konstituar Qeveria cenon rendin demokratik, pasi ende nuk janë të qarta balancat qeveri–opozitë.

Organizata kujton se komisionet, sidomos ato mbikëqyrëse, formohen vetëm pasi të jetë zgjedhur Qeveria.

IKD kërkon që mandatarit Glauk Konjufca të thërrasë urgjentisht takim me partitë parlamentare për të arritur marrëveshje për një Qeveri teknike, që do të zgjidhte çështjet urgjente buxhetore dhe institucionale.

Në të kundërtën, IKD paralajmëron se devijimet aktuale rrezikojnë të dëmtojnë rëndë rendin kushtetues dhe funksionimin e demokracisë.

Postimi i plotë:

Legjislatura e 9-të e Kuvendit të Kosovës po shënon nivelin më të lartë të parregullsisë kushtetuese, devijimeve procedurale dhe parregullsive parlamentare në historinë e Republikës së Kosovës. Sot para seancës për zgjedhjen e Qeverisë, është thirrur një seancë tjetër e jashtëzakonshme me disa pika të rendit të ditës, të cilat janë proceduar në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, praktikën parlamentare, Ligjin për Qeverinë, Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare, Ligjin për Nismat Legjislative dhe me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Përpjekja për formimin e komisioneve parlamentare pa u formuar qeveria cenon rëndë vlerat e demokracisë parlamentare dhe shkatërron rendin kushtetues dhe juridik në Republikën e Kosovës.

Kjo qasje e kryetarit aktual të Kuvendit bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit, ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe praktikën e deritanishme parlamentare. Sipas procedurës së detyrueshme, fillimisht Kryesia duhet të përcaktojë strukturën e komisioneve, të marrë propozimet nga grupet parlamentare, të hartojë dokumentin final dhe vetëm më pas ta dërgojë për miratim në seancë plenare. Procedimi aktual e ka anashkaluar këtë proces duke e kaluar këtë proces në mënyrë arbirtrare.

Komisionet parlamentare formohen vetëm pasi të jetë votuar Qeveria nga vet Kuvendi i Kosovës, në mënyrë që të dihen balancat politike dhe ndarja qeveri-opozitë. Kjo vlen edhe për komisionet e veçanta. Dy komisionet më të rëndësishme mbikëqyrëse – Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, sipas ligjit, Rregullores dhe praktikës parlamentare, i takojnë opozitës. Në këtë fazë të paqartë politike, nuk dihet ende se cilit subjekt i takon statusi opozitar, duke e bërë të pamundur formimin ligjor të këtyre komisioneve.

Në këtë situatë të krizës institucionale dhe shkeljeve serioze të rendit kushtetues, IKD vlerëson se zgjidhja e vetme reale është arritja e një marrëveshjeje politike ndërmjet partive parlamentare. Për këtë arsye, IKD u bën thirrje të gjitha subjekteve politike dhe në mënyrë të veçantë Lëvizjes Vetëvendosje, që para seancës së sotme të orës 14:00 mandatari për formimin e Qeverisë, z. Glauk Konjufca, të thërrasë menjëherë një takim me kryetarët e të gjitha partive parlamentare. Qëllimi i këtij takimi duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje për formimin e një Qeverie teknike, e cila do të mundësojë adresimin e çështjeve urgjente të administrimit shtetëror: miratimin e ndarjeve buxhetore për vitin 2026, buxhetin për RTK, alokimin e buxhetit për Komunën e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut, si dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të tjera të pazgjidhura që kërkojnë funksionim të plotë institucional.

Vetëm një marrëveshje politike dhe konstituimi i një qeverie teknike mund të rikthejnë rregullsinë procedurale, legjitimitetin e institucioneve dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Nëse ky hap nuk ndërmerret, vazhdimi i devijimeve aktuale do të shkaktojë dëm të parikuperueshëm për rendin kushtetues të vendit, funksionimin e demokracisë parlamentare dhe sundimin e ligjit.

Me respekt,

JU REKOMANDOJMË

Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë
27/05/2026 - 21:40

Agron Hajdari është personi që dyshohet se mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Sipas informacioneve të Klan Kosovës, ai...

Më shumëDetails

E konfirmon Policia, një i vde’kur në Bregun e Diellit

E konfirmon Policia, një i vde’kur në Bregun e Diellit
27/05/2026 - 21:35

Një person ka mbetur i vdekur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Rasti...

Më shumëDetails

Kica-Xhelili: Një paramilitar serb sot mundet me i marrë shtesat barabartë me veteranin e UÇK-së

“Nuk shkojmë në tavolina ku bëhen pazare” – Kica e ashpër pas darkës së Kurti- Krasniqi
27/05/2026 - 21:27

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka kritikuar qeverinë në detyrë lidhur me Ligjin për Shtetësinë që është miratuar rreth një muaj më parë. Kica-Xhelili ka thënë...

Më shumëDetails

Një i vrarë në Prishtinë nga të shtënat me armë zjarri

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
27/05/2026 - 21:13

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, pas të shtënave me armë zjarri. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë,...

Më shumëDetails

Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar

Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
27/05/2026 - 20:41

Një veturë ka rënë nga ura e Dollcit në Klinë. Mediumi lokal, Klina.info ka publikuar pamje. Raportohet për 6 persona të lënduar.

Më shumëDetails

Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, të paktën tre të lënduar

Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, të paktën tre të lënduar
27/05/2026 - 20:14

Një aksident ka ndodhur në “Rrugën e Kombit” pasditen e sotme. Raportohet se një makinë është përplasur me një kamionetë në “Tunelin e Kalimashit” dhe për pasojë raportohet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    606 Shpërndaje
    Shpërndaje 242 Tweet 152
  • Buzhala: Sonte ka vdekë ajo pak demokraci që e kemi pas, opozita nuk ka çka lyp në zgjedhje

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kush është maturantja që la “gojë hapur” të gjithë në mbrëmjen e maturës në Prishtinë me paraqitjen e saj?

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Nga lokacioni ideal te ndërtimi modern – Riki Invest sjell një tjetër projekt unik në Vushtrri

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Del vendimi i plotë, çka po synon qeveria me 2 milionë Eurot për fluturimet e mërgatës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë