Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IKD “ultimatum” deputetëve: Konstituoni sa më parë Legjislaturën e IX-të dhe ndërmerrni veprime urgjente për ndryshimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik

07/05/2025 - 12:43
në Kryesore, Lajme
A A
IKD “ultimatum” deputetëve: Konstituoni sa më parë Legjislaturën e IX-të dhe ndërmerrni veprime urgjente për ndryshimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes një letre zyrtare i është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që sa më parë ta konstituojnë Legjislaturën e IX-të, dhe pas konstituimit të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe urgjente për inicimin e nismës legjislative për plotësim/ndryshimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe të drejtat e zyrtarëve publikë.

Përmes letrës, IKD thekson se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese uljen e shtesës së përvojës nga 0.5 në 0.25% e ka cilësuar në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe kishte urdhëruar Kuvendin që deri më 1 gusht 2024 ta kthejë atë përqindje në nivelin minimal 0.5%.

Por, IKD thotë se Kuvendi nuk e zbatoi këtë aktgjykim, duke cenuar të drejtat e zyrtarëve publikë. Aty përmendet se në “Tempus”, gjykatësi Argzon Muça nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se brenda një dite janë dorëzuar rreth 2 mijë padi nga zyrtarët publikë të cilët po detyrohen të kërkojnë të drejtën e tyre përmes rrugëve gjyqësore, raporton Betimi per Drejtesi.

“Me këtë rast, ju bëjmë thirrje juve dhe të gjithë deputetëve të Legjislaturës së IX-të që të ndërmerrni veprimet e nevojshme për konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit të Kosovës. Posa të konstituohet Kuvendi, kërkojmë me urgjencë që të iniciohet nisma legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, në përputhje me kërkesat e parashtruara në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. KO79/23. Reagimi i shpejtë i Kuvendit në këtë drejtim nuk është vetëm përmbushje e një obligimi kushtetues, por njëkohësisht një akt i domosdoshëm për të ruajtur të drejtat sociale të punonjësve në sektorin publik”, thuhet në letër.

Letra e plotë e IKD-së:

I/E nderuar Deputet/e,

Më 5 shkurt 2023, hyri në fuqi Ligji 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, i cili uli shtesën e përvojës nga 0.5 në 0.25 %, për çdo vit të shërbimit. Në Aktgjykimin KO79/23, Gjykata Kushtetuese e cilësoi këtë ulje në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe urdhëroi Kuvendin që, deri më 1 gusht 2024, ta kthejë përqindjen në nivelin minimal 0.5 % me efekt nga 1 shkurt 2024. Në mungesë të ndërhyrjes legjislative, Kuvendi shpërfilli një detyrim kushtetues me fuqi të barabartë me vet Kushtetutën.

Përpos shkelje kushtetuese dhe cenimit të drejtave të zyrtarëve publik, në kontekstin e sfidave socio-ekonomike aktuale, zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25%, sjelli edhe pasoja në jetën e familjeve të 90,696 zyrtarëve publik.

I/E nderuar Deputet/e,

Për shkak se Qeveria dhe Kuvendi (Legjislatura e VIII) nuk zbatuan aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë dorëzuar rreth 2 mijë padi brenda një dite.

Për dijeninë tuaj, gjyqësori viteve të fundit është përballur me një numër jashtëzakonisht të madh të lëndëve që derivojnë nga kontratat kolektive, e që kryesisht kanë të bëjnë me konteste të punës, dhe Gjykata i trajton me prioritet sipas një strategjie të nxjerrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Mirëpo, të gjitha lëndë kanë një kosto shumë të madhe, përveç që ndikojnë në shpenzimin e madh të kohës, të njëjtat kanë edhe kosto financiare që drejtpërdrejt afektojnë edhe në buxhetin e Kosovës.

Në lidhje me moszbatimin e aktgjykimit për Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, në bazë të një kalkulimi të përgjithshëm, nga buxheti i Kosovës do të shpenzohen 35,770,502 euro për shpenzime procedurale, pa përfshirë kamatën ligjore dhe shpenzimet e mundshme përmbarimore.

IKD, në vazhdimësi i ka bërë thirrje dhe ka avokuar te Kuvendi dhe Qeveria (Legjislatura e VIII-të) për t’iu përmbajtur procedurave drejt realizimit të këtij obligimi kushtetues, por që fatkeqësisht nuk ka pasur reflektim.

Me këtë rast, ju bëjmë thirrje juve dhe të gjithë deputetëve të Legjislaturës së IX-të që të ndërmerrni veprimet e nevojshme për konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit të Kosovës. Posa të konstituohet Kuvendi, kërkojmë me urgjencë që të iniciohet nisma legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, në përputhje me kërkesat e parashtruara në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. KO79/23.

Reagimi i shpejtë i Kuvendit në këtë drejtim nuk është vetëm përmbushje e një obligimi kushtetues, por njëkohësisht një akt i domosdoshëm për të ruajtur të drejtat sociale të punonjësve në sektorin publik. Përmes kësaj nisme, ju keni rastin të tregoni përkushtimin për shtetin e së drejtës dhe për ruajtjen e një administrate publike të qëndrueshme, të motivuar dhe të mbështetur në parime të qarta të barazisë dhe drejtësisë sociale.

Në anën tjetër, kjo nismë do të ulë në mënyrë të ndjeshme numrin e kontesteve gjyqësore të panevojshme, duke liruar sistemin gjyqësor nga një barrë shtesë, dhe njëkohësisht do të parandalojë humbjen e të paktën 35 milionë eurove nga buxheti i shtetit për shkak të ekzekutimeve përmes përmbarimit.

Ehat Miftaraj

Drejtor Ekzekutiv

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

JU REKOMANDOJMË

Rekord rritja e çmimit të naftës në Kosovë, 1 euro e 82 centë një litër

“Me një vendim qeveria mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 euro”
31/03/2026 - 11:03

Rritja e çmimit të naftës në Kosovë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e ndjeshme, duke arritur sot deri në 1.82 euro për litër. Ky nivel i...

Më shumëDetails

Ndrron jetë ish-ushtari i UÇK-së nga Skenderaj, tash e një kohë po kërkonin ndihmë për shërimin e tij

Ndrron jetë ish-ushtari i UÇK-së nga Skenderaj, tash e një kohë po kërkonin ndihmë për shërimin e tij
31/03/2026 - 10:27

Ka ndërruar jetë ish Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish pjestari i TMK’së, Haradin Hoti nga fshati Polac i Komunës së Skenderajt, shkruan rajoni.org. Harasini gjatë...

Më shumëDetails

Ndeshja për historinë, bota raporton për Kosovën në natën e saj vendimtare

Ndeshja për historinë, bota raporton për Kosovën në natën e saj vendimtare
31/03/2026 - 10:19

Kosova sonte zhvillon ndeshjen kryesore në historinë e re të saj që prej pranimit në UEFA dhe FIFA. “Dardanët” do të përballen me Turqinë për biletën që çon...

Më shumëDetails

I riu që vdiq tragjikisht në Austri s’ishte shtetas kosovar – policia jep detaje

I riu që vdiq tragjikisht në Austri s’ishte shtetas kosovar – policia jep detaje
31/03/2026 - 09:41

18-vjeçari i cili vdiq tragjikisht pas një aksidenti në Zwettl an der Rodl, në rajonin Urfahr-Umgebung, është shtetas austriak. Kështu ka konfirmuar për Klankosova policia austriake, e cila...

Më shumëDetails

Goditi veturën e tyre dhe i lëndoi dy policë, ja çka i ndodhi ferizajasit

Goditi veturën e tyre dhe i lëndoi dy policë, ja çka i ndodhi ferizajasit
31/03/2026 - 09:21

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar, pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e së dielës. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu: Murat Jashari i vetmi kandidat për president me konsensus

A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? – Tregon deputeti Rexha
31/03/2026 - 00:48

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja, duke theksuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë të nevojshme dhe se partitë politike...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë